Njerëzit e Smirës ngado që shkojnë dijnë ta shrytëzojnë rastin dhe të takojnë personalitete të ndryshme të jetës publike, qoftë politike, kulturore apo sportive. Kësaj radhe Aga Fejzë (Fevzi Fejzullahu) na ka dërguar një fotografi nga Ulqini, ku shihet me ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili i dha vlerësimin dhe emrin e vërtetë dhunës që makineria e Serbisë po ushtronte në fund të viteve 90` ndaj shqiptarëve.
Në faqen tonë edhe më herët kemi pasur rastin të prezantojmë Xhavit Salihun me presidentin e UEFA-s, Michael Platini, në Lozanë, pastaj Arben Hysenin (Gabrrica) me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga në SHBA dhe Leonard Fejzullahun me futbollistin e Barcelonës, Daniel Alves si dhe me brazilianin tjetër David Luiz në Gjenevë. Poashtu edhe Gafurr Sahiti na pati dërguar një video përmes të cilës Rona Nishliu i përshëndet smirasit. Këto janë vetëm takime të rastit, por gjithsesi se janë kujtime të rralla dhe të mira të njerëzve tanë.