dokumentariNë prani të një numri banorësh të Smirës, në qendrën tregtare “Beni Impex”, për herë të parë, është shfaqur dokumentari “Smira në shekuj”, i prodhuar nga Televizioni publik i Shqipërisë (TVSH). Inicimin dhe sponsorizimin e këtij projekti e kanë bërë vëllezërit Ferizi nga Smira-bijtë e Xhevat Ferizit, të cilët qe 50 vite jetojnë në Shqipëri.

Dokumentari iu la përshtypje të pranishmëve, të cilët thanë fjalë miradie e mirënjohjeje për këtë nder që vëllezërit Ferizi i kanë bërë fshatit. Mirëpo, pati edhe vërejtje  se aty mungojnë  disa nga zhvillimet dhe ngajrjet e bujshme gjatë historisë së Smirës. Dr. Enver Ferizi, tha se dokumentari do të promovohet në javët në vijim, në Viti, për një audiencë më të gjerë, kurse njoftimi  do të bëhet me kohë. Ai premtoi se në të ardhmen do të bëhen edhe dokumentarë të tjerë për Smirën, ku  do të mund të përfshihen edhe gjërat që nuk janë në këtë  të parin. Kryetari i Smirës, Afrim Salihu, në emër të bashkëfshatarëve, i falënderoi vëllezërit Ferizi, për këtë kontribut të çmuar, në mënyrë që për historinë e Smirës të dijnë edhe gjeneratat e reja.

Leave A Reply