“Është mirë që secili prej nesh që punojmë në diasporë, por edhe të tjerët të japim nga një mëditje në vit, kontribut për fshatin, në mënyrë që të formohet një fond që do të përdorej për projekte dhe aktivitete në Smirë”, pati shkruar Fadili.
Ai sot ndihej i çliruar për këtë, jo për shumën e dhënë, por për shkak se shpresonte që kjo iniciativë të përkrahet edhe nga të tjerët. “Unë po kam dëshirë që kjo të bëhet shprehi e secilit që punon, që të jap diçka për vendlindjen në mënyrë që të përmirësohet jeta në fshat”, thoshte Fadili me modesti.
Ai deponoi edhe 20 euro në llogarinë bankare të faqes së Smirës, arkiva.fshatismire.com, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për punën vullnetare që po e bëjnë administratorët e faqes. “Kjo që po bëni ju është punë madhe e përditshme. Ju na njoftoni çka po ndodh këtu dhe na afroni më fshatin, prandaj desha ta mbështesë faqen tonë në mënyrë simbolike”, thoshte Fadili.
Fadili gjatë tërë kohës fliste për fshatin: si të gjenden mënyrë të organizimit, të rregullimit të ambientit, të shkollës, rrugëve e hapësirave tjera në fshat, duke kujtuar kohë më të vështira të organizimit, kur ka qenë edhe vet pjesë e mbledhjes së fondeve për vendlindjen.
Fadil Maliqi ka lutur të gjithë që punojnë, që ta jetësojmë projektin “Një mëditje për fshatin”.
Ai që ngaviti 1989 është me qëndrim në Shtutgart të Gjermanisë, ku punon në një kopmani të hortikulturës.