Autor: Tefik Salihu

Qielli mbi Smirë është ndritur i tëri nga mjetet e shumta piroteknike, në mesnatën e 31 dhjetorit 2013 dhe 1 janarit 2014. Më shumë se 15 minuta ka zgjatur shpërthimi i fishekzjarreve në fshat, duke shënuar ndërrimin e moteve.  Atmosfera ka ka vazhduar edhe në rrugë, me urimet midis smirasve, duke i dëshiruar njëri-tjetrit shëndet, lumturi dhe një vit të mbarë e të suksesshëm.  Shumica e banorëve të Smirës natën më të gjatë të vitit e kaluan në ambientet familjare. Në mesin tonë kanë ardhur edhe shumë mërgimtarë nga vende të ndryshme të Evropës për ta plotësuar edhe më shumë…

Read More

Shkoi edhe ky vit. I kaluam 12 muaj të tjerë, me punë halle, derte e telashe, por edhe me gëzime e hare. Të këqijat qofshin të harruara, kurse gjërat e mira t`i ruajmë si kujtim për jetë. Smirasit edhe sivjet u përpoqën   ta organizojnë veten  dhe familjen për të  bërë një jetë më të mirë.  Dhe… jeta na obligon të jemi të tillë, pavarësisht se gjatë rrugës probelemet janë aty, kurse kënaqësitë na japin arsye për të qenë të fortë dhe të qëndrueshëm.  Edhe Smira  në vitin 2013, përjetoi gjëra të mira dhe të këqija.  Patëm momente që na bënë…

Read More

4.11 ka dale të jetë nota mesatare në gjysmëvjetorin e parë në Shkollën e Mesme të Ulët  “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë.  Në ciklin e ulët, prej kl. I-V, nota mesatare është 4.36, kurse ka pasur gjithsej  579, prej tyre 384 të arsyeshme dhe 195 pa arsye.   Në ciklin e lartë prej kl. VI-IX, nota mesatare për këtë gjysmëvjetor ka qenë 3.80.  Sa I përket vijimit në mësim, nxënësit e këtij ciki janë treguar më pak të interesuar. Ata kanë bërë gjithsej  2231, prej tyre  1526 me arsye dhe 705 pa arsye. Pavarësisht këtij rezultati të mirë, Këshilli…

Read More

Njoftohen futbolldashësit se më më 1, 2 dhe 3 janar 2014, do të organizohet Turne humanitar në futboll të vogël. Të interesuarit mund të lajmërohen tek njëri nga organizatorët, Zylfi Zuka në tel: 044/312-592. Paraqitja e ekipit kushton 15 euro. Mjetet që do të mblidhen nga turneu, do të dedikohen për qëllime humanitare në fshat. Pjesëmarrja sa më masive në këtë ngjarje do të thotë më shumë mbështetje për rastet në nevojë. 

Read More

Shkollarët  fillorë të Smirës, nuk do të kenë më vështirësi gjatë zhvillimit të orës së Edukatës Fizike.  Ata tashmë  do të mund të luajnë në fusha moderne, falë një projekti të Grupit Lokal të Veprimit-GLV ”Vitia”, në Viti, që e ka dërguar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në kuadër të  Përkrahjes për zhvillimin e komunitetit lokal.  Projekti, ka përfshirë   asfaltimin e fushës së futbollit të vogël dhe volejbollit, me rrethoja adekuate mbrojtëse si dhe me tribina.   Me inicimin dhe propozimin e e Zyrtarit komunal për Bujqësi, Veton Ademi,  GLV ka aplikuar me këtë projekt si…

Read More

Smirasi Kamer Idrizi, me qëndrim në Gjenevë të Zvicrës, ka dërguar si dhuratë pajisje sportive për nevoja të nxënësve të shkollës së mesme të ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Ai, poashtu dy familje smirase në nevojë  i ka ndihmuar me mjete financiare, për festat e fundvitit dhe për nevoja dimërore. Kameri aktualisht mban Restorant-picerinë, “La Cité des Ventes”, në Gjenevë. 

Read More

Tre anëtarë të ngushtë të familjes së rekordmeni botëror në zhonglim, Agim Agushi, kanë pësuar lëndime trupore, në një aksident trafiku mbrëmë në rrugën Drobesh-Smirë.Dy djemtë janë lënduar në këmbë dhe gjoks, kurse bashkëshortja e Agimit, që ishte ulur përpara është lënduar në kokë dhe këmbë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, përballë Auto-mekanikut “Zeka”, kur një kamionetë e tipit Wolkswagen, me targa të rajonit të Ferizajt, që po dilte nga fshati, ka humbur drejtimin dhe ka goditur direkt makinën Renault Clio, që e drejtonte Agim Agushi. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Vitisë dhe jane…

Read More

Foto: Gazmend Ferizi (Facebook) Një lagje e Smirës mezi shihet nga mjegulla e dendur,  më 22 dhjetor 2013. Ka disa ditë që po mbretëron mjegulla në shumë pjesë të Kosovës. Kjo ka vështirësuar dukshëm trafikun ajror dhe rrugor në vend.

Read More

Sot shkoi në pension. Por, zellin e kishte akoma në nivel. Ajo duke u përshëndetur i porosi nxënësit që të mësojnë shumë. Kjo është e vyeshmja, veteranja e arsimit, mësuesja jonë-Habibe Ibishi. Pas 44 vitesh pune të palodhshme e sistematike me gjenerata e gjenerata, ajo la ditarin dhe përfundoi karrierën e saj të bujshme. Në një koktej rasti, të organizuar për nder të saj nga kolektivi i shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, u thurrën shumë fjalë miradie e lavdi për të.   “Çkado që të themi për mësuesen Habibe është pak. Për katë vite sa punoj si drejtor…

Read More

Këshilli i Shkollës së Mesme të Ulët, “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë dhe drejtori Naim Agushi kanë kërkuar angazhim më të madh të personelit, në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet në mënyrë më kualitative. Drejtori Agushi, në mbledhjen e Këshillit të shkollës, ku u analiza puna katërvjeçare e tij dhe e këshillit, tha se gjatë kësaj kohe ka pasur lëvizje pozitive edhe në aspektin teknik edhe në aspektin e mësimit.   “Kemi pasur përmirësime të dukshme në shkollë si në rregullimin e infrastrukturës, pajisjen e shkollës me inventar, e mjete pune e konkretizimi por ka pasur edhe ngritje…

Read More