IMG01593-20131223-1524Tre anëtarë të ngushtë të familjes së rekordmeni botëror në zhonglim, Agim Agushi, kanë pësuar lëndime trupore, në një aksident trafiku mbrëmë në rrugën Drobesh-Smirë.Dy djemtë janë lënduar në këmbë dhe gjoks, kurse bashkëshortja e Agimit, që ishte ulur përpara është lënduar në kokë dhe këmbë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, përballë Auto-mekanikut “Zeka”,

kur një kamionetë e tipit Wolkswagen, me targa të rajonit të Ferizajt, që po dilte nga fshati, ka humbur drejtimin dhe ka goditur direkt makinën Renault Clio, që e drejtonte Agim Agushi. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Vitisë dhe jane lëshuar ne shtepi, por janë trajtuar edhe sot dhe do te kanë ekzaminime mjekësore gjatë ditëve në vijim në Gjilan. Besohet se shkak i aksidentit ka qenë mjegulla e dendur dhe ngrica në rrugë.

Ndryshe, Agim Agushi të dielën 29 dhjetor 2013, ka paralajmëruar të shënojë një rekord që nuk ka qenë i  njohur më parë-goditje e topit me kokë duke lëvizur prapa. Fatmirësisht Agimi nuk është lënduar në këtë aksident dhe kjo ngjarje do të ndodhë sipas planit.

Leave A Reply