Autor: Tefik Salihu

Kryetari i Këshillit të Fshatit Smirë, Afrim Salihu, në emër të fshatit i ka ndarë mirënjohje Grupit Lokal të Veprimit “Vitia”,për kontributin e dhënë në realizimin e projektit për terrenet sportive në Smirë. Projekti për rregullimin e fushës së futbollit dhe të volejbollit me rrethoja mbrojtëse si dhe me tribina, në oborrin e shkollës, në vlerë 25 mijë euro, ishte dërguar nga GLV si me prioritet dhe është financuar nga Ministria e Bujqësisë, kurse 30% të mjeteve i ka siguruar komuna e Vitisë.

Read More

Gjendja e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm në komunën e Vitisë, vlerësohet të jetë alarmante. Këto shqetësime janë shprehur sot në Smirë, në një debat me temën “Problemet me ujin e pijes në lokalitetet dhe shkollat e Komunës së Vitisë, të organizuar nga OJQ-“Elita”-Viti dhe në përkrahje të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI). Sipas pjesëmarrësve në këtë debat në shumicën e rasteve nuk janë bërë analizat që përcaktojnë cilësinë e  ujit të pijshëm.   Përveç zyrtarëve të institucioneve komunale, në dabat ishin edhe përfaqësues të fshatrave Smirë, Gërmovë, Goshicë,Vërban, Drobesh dhe Sadovinë e Jerlive si dhe përfaqësues të…

Read More

Ftoheni të merrni pjesë në debatin publik për “Problemet me ujin e pijes në fshatrat dhe në shkollat e Komunës së Vitisë”, të organizuar ngaOJQ “Elita”, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës-KDI. Debati mbahet të martën, më 04.02.2014, , me fillim në ora 10.00, në lokalet e “BENI-IMPEX”, në Smirë. Në debat prezantojnë: Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, Kryesuesi i KK-së, Naim Pira dhe këshilltarët komunal nga LDK, PDK, AAK dhe VV, përfaqësues nga Drejtoria Komunale për Arsim, Drejtoria Komunale për Shërbime Publike,Drejtoria Komunale për Shëndetësi, përfaqësues të Kuvendit Komunal Inspektoriati sanitar, Qendra e Mjekësisë Familjare Viti, Përfaqësues nga…

Read More

      P  Ë  R  K  U  J  T  I  M Sot më 15.01.2014, u mbushën njëmbëdhjetë  vite  nga humbja e humanistit të madh.                                         Haxhi NAZIF (HALIL) SYLEJMANI                      1 9 3 3 – 2 0 0 3 Kaluan plot njëmbedhjetë vite pa ty.  Njëmbëdhjetë vite që vdekja të ndau përgjithëmonë nga ne, por  megjithatë ju jeni i gjallë në kujtesën tonë dhe në mendjen e shumë miqve, shokëve e dashamirëve  që pate. Nuk…

Read More

Veton (Brahim) Ademi nga Smira, është caktuar sot nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Vetoni ka lindur më 11.11.1981 në Prishtinë. Pasi ka mbaruar shkollën  e mesme në drejtimin   Matematiko-Natyror në Viti, ka vazhduar studimet në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në drejtimin “Mbrojtje e bimëve”, të cilat i ka mbaruar me sukses në  vitin 2007.  Studimet Master (Msc),  drejtimi “Mrojtje e bimëve me Fitofarmaci” i ka mbaruar më 2012, në Universitetin  Bujqësor të Tiranës. Prej 2008-2012 ka qenë këshilltar në Helvetas Swiss Intercooperation  Prej 2010-2011, agronom në Barnatoren Bujqësore “Agro-parku” në Viti…

Read More

Qeveria e Kosovës ka shpallur të dështuar seancën inauguruese për kryetarin e Mitrovicës veriore dhe ka marrë vendim që kjo komunë të shkoj në zgjedhje të reja për kryetar. “Në seancën inauguruese të së shtunës, Kryetari i zgjedhur i komunës së Mitrovicës Veriore ka dështuar të japë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës”, thuhet në raportin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit. Më tej, thuhet se me këtë raport do të njoftohet edhe Presidentja e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve për shpalljen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, ashtu siç parashihet me legjislacionin e zbatueshëm të…

Read More

                                                  U bën tri vjet pa më të dashurin tonë                                                              SABRI (Tefik) SALIHU                                                                  1935-2011 Nuk…

Read More

Ekipi “Rinia Smira” është fitues i turneut tradicional humanitar, “Smira 2014”, pasi sot mundi në finale ekipin “Dikët”, me rezultat 3:1. Kujtim Hetemi, Dardan Shabiu, Herlind Elezi, Afet Demiri, Arbnor Sylejmani, Agon Maliqi dhe Liridon Bajrami edhe sivjet ishin të organizuar si duhet, duke dhuruar një shfaqje të mire sportive për shikuesit. Ky ekip edhe vitin e kaluar ishte fitues i këtij turneu. Së pari në përparësi erdhi “Rinia Smira”, në minutën e pestë të takimit, me golin e Dardan Shabiut, pas një kundërsulmi. Rezultatin në 2:0 e ngriti Agon Maliqi në minutën 15. Katër minuta më vonë, Shaqir Ibrahimi…

Read More

Kryetari i Këshillit të Fshatit Smirë, Afrim Salihu,  me rastin e ndërrimit të moteve, u ka dëshiruar bashkëfshatarëve një vit të mbarë e të begatshëm. “Bashkëfshatarë të nderuar!  2014-a le të jetë vit i suksesit dhe punëve të mira për ju. Uroj të kaloni 12 muaj të begatshëm. Paqi shëndet të mirë, lumturi, prosperitet, harmoni dhe tryezat plot. Urime Vitin e Ri qytetarë  të Smirës, miqë e dashamirë.  Uroj që planet tuaja të realizohen si duhet dhe ju dëshiroj zhvillim në të gjitha aspektet”, thuhet ndër tjerash në urimin që kryetari I Këshillit të Fshatit, Afrim Salihu, iu ka drejtuar…

Read More

Kryetari i ri i Vitisë, Sokol Haliti, fton në një takim të gjithë mërgimtarët e komunës së Vitisë, të cilët janë për pushime në vendlindje. Takimi do të mbahet të enjten më 2 janar 2014, nga ora 20:00, në Restorant “Lindi”, në Viti, ka përcjellur njoftimin e Haliti, kryetari i nëndegës së LDK-së, në Smirë, Izjadin Ahmeti.

Read More