fusha e reShkollarët  fillorë të Smirës, nuk do të kenë më vështirësi gjatë zhvillimit të orës së Edukatës Fizike.  Ata tashmë  do të mund të luajnë në fusha moderne, falë një projekti të Grupit Lokal të Veprimit-GLV ”Vitia”, në Viti, që e ka dërguar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në kuadër të  Përkrahjes për zhvillimin e komunitetit lokal.  Projekti, ka përfshirë   asfaltimin e fushës së futbollit të vogël dhe volejbollit, me rrethoja adekuate mbrojtëse si dhe me tribina.  

Me inicimin dhe propozimin e e Zyrtarit komunal për Bujqësi, Veton Ademi,  GLV ka aplikuar me këtë projekt si më me prioritet në Ministrinë e Bujqësisë dhe ka luajtur rol të rëndësishëm për aprovimin e tij.  Poashtu edhe koordinimi për këtë projekt, me ish-kryetarin e fshatit Smirë, Bekim Azizi dhe me mekanizmet e shkollës, ka qenë në nivel.

Kryetarja e GLV-së, Fadile Demelezi, ka thënë se projekti në fjalë ka qenë nevojë e domosdoshme për nxënësat e kësaj shkolle. “Me pëlqimin e bordit të GLV-së “Vitia” kemi marrë miratimin për aplikim në MBPZHR , ku edhe ishim përfitues  dhe shpresojmë se edhe në të ardhmën  ne do të angazhohemi për projekte të tjera prioritare që do të na paraqiten në zyrën e GLV-së në Viti.  Jemi falënderues edhe  për përkrahjen e vazhdueshme që na  ka bërë Komuna e Vitisë për të gjitha projektet që i kemi realizuar deri tani”, ka thënë Demelezi.

Drejtori  i shkollës, Naim Agushi ka falënderuar GLV-në dhe donatorët për këtë projekt shumë të nevojshëm. “Ne kemi pasur sumë nevojë për këtë projekt, sepse kemi pasur vështirësi në realizimin e lëndës së Edukatës Fizike, por edhe gjendja e oborrit ka qenë shumë e rëndë. Ka pasur vazhdimisht baltë. Tashti kjo hapësirë ka marrë pamje krejt tjetër dhe po zhfrytëzohet maksimalisht”, ka thënë Agushi.

Projekti në vlerë 25 mijë euro, është  financuar nga Ministria e Bujqësisë, kurse 30% të mjeteve i  ka siguruar  komuna e Vitisë.  Projektin e ka bërë vullnetarisht “Arch Design”, e Mentor Ibishit.

Leave A Reply