
Qielli mbi Smirë është ndritur i tëri nga mjetet e shumta piroteknike, në mesnatën e 31 dhjetorit 2013 dhe 1 janarit 2014. Më shumë se 15 minuta ka zgjatur shpërthimi i fishekzjarreve në fshat, duke shënuar ndërrimin e moteve. Atmosfera ka ka vazhduar edhe në rrugë, me urimet midis smirasve, duke i dëshiruar njëri-tjetrit shëndet, lumturi dhe një vit të mbarë e të suksesshëm. Shumica e banorëve të Smirës natën më të gjatë të vitit e kaluan në ambientet familjare. Në mesin tonë kanë ardhur edhe shumë mërgimtarë nga vende të ndryshme të Evropës për ta plotësuar edhe më shumë festën e madhe.
Megjithë thirrjet e Policisë së Kosovës që të mos përdoren armët e zjarrit për festë, në Smirë pati edhe të shtëna nga armë të ndryshme.