Autor: Tefik Salihu

Drejtor i ri i Shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, nga 19 shkurti 2014, është Mr. Xhavit (Sadri) Sahiti. Ai është i lindur më 06.02.1960 në Smirë. Shkollën e mesme e mbaroi në Ferizaj, kurse Fakultetin e Bilogjisë në Prishtinë, ku bëri edhe magjistraturën. Ka ndjekur edhe disa trajnime si: “Trajnimi për drejtor të ardhshëm për të gjitha tipet e shkollave” , “ Zhvillimi i mendimit kritik gjatë Leximit dhe Shkrimt”, kurse ka qenë i angazhuar si trajner në seminarin “Strategji të reja për mendimin kritik”. Më 2007 mori lavdatë si punëtor i dalluar në…

Read More

Nga ky libër (“Edukata Qytetare 4”), nxënësit me siguri që kanë mësuar se ambienti duhet të mbahet i pastër. Por, pikërisht ky libër, ka përfunduar prapa shkollës fillore të Smirës duke degraduar atë pjesë me gjelbërim. Një dyzinë thasë me bërllog, kryesisht ambalazhë e ushqimeve e pijeve, por edhe mbeturina tjera, janë hequr të dielën nga oborri i kësaj shkolle, në një aksion vullnetar që u ndërmorr nga qytetarë të Smirës dhe adhurures të mjedisit. Nisma ishte e kryetarit të fshatit Afrim Salihu, në bashkëpunim me disa aktivistë. “E pam të arsyeshmne që në këtë mot të mirë, të dalim…

Read More

Një vajzë 10 vjeçe duke mbledhur lule në Smirë, më 15 shkurt 2014, në vend se në këtë kohë të bënte ndonjë dordolec prej bore. Meteorologët edhe në ditët në vijim parashikojnë mot të kthjellët me temperatura që do të arrijnë deri në 16 shkallë celsius.

Read More

Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 85 vjeçare, ka ndërruar jetë Nazmi (Ismajl) Salihu. Ai një pjesë të madhe të jetës e ka kaluar në mërgim. Ngushëllimet për të do të pranohen pesë ditë, deri të hënën në mbrëmje më 17 shkurt 2014. Ngushëllime familjes Salihu dhe të afërmve të të ndjerit!

Read More

Sot më 11 shkurt 2014, u mbushën një vit nga ndarja prej nesh e më të dashurit tonë HYSNI (Nazif) BISLIMI 1945-2013 Veteran i arsimit Qenka vështirë të shkruajmë kujtim për Ty. Fjalët janë të pakta që të shprehim dhembjen që kemi për Ty. Kujtimin për Ty , mësimet dhe veprat Tua do t`i ruajmë si të shenjta deri në përjetësi. Jemi krenarë që të patëm. Do të mbetesh gjithmonë i pavdekshëm në zemrat tona. E kujtojnë me dhimbje: bashkëshortja Bedrija, vajzat Vlora, Gyltenja, Shqipja e Nailja, djemtë: Bbesniku, Fisniku e Nazifi dhe nipat Benjamini dhe Besforti

Read More

Smirasit edhe një herë kanë shpërfaqur shpirtin e aktivizmit qytetar. Në një takim, të thirrur nga kryetari i Këshillit të Fshatit, Afrim Salihu, me kërkesë të disa të rinjve e intelektualëve smiras,u diskutua përmundësitë e organizimit dhe konsolidimit edhe më të fortë se deri mëtash, për të mirën e përgjithshme dhe për përmirësimin e gjendjes në të gjitha aspektet në fshat. U zpërmendën edhe projektet aktuale si dhe ato të reja që do të realizohen në fshat.   Mjaft e diskutuar ka qenë çështja e një fondi të përbashkët dhe të përhershëm të fshatit, sepse deri më tash janë hapur…

Read More

Izjadin Avdyli, është i fundit, që ju ka bashukar mbi 30 taksistëve të Smirës së Vitisë. Ky numër i e bënë këtë fshat të veçantë, pasi as në metropolet e njohura të botës, nuk mund të merret me mend të ketë më shumë taksi për kokë banori. Gjendja sociale si dhe karakteristikat tjera që lidhen me pozitën gjeografike të Smirës, kanë bërë që çdo i 140 qytetar i Smirës, ta zgjedhë profesionin e taksistit. “Me vite kam kryer profesionin e mjeshtrit të ndërtimtarisë, por pasi ka ra shumë puna në këtë profesion, kam vendosë që të filloi punën si taksist”,…

Read More