Shkoi edhe ky vit. I kaluam 12 muaj të tjerë, me punë halle, derte e telashe, por edhe me gëzime e hare. Të këqijat qofshin të harruara, kurse gjërat e mira t`i ruajmë si kujtim për jetë. Smirasit edhe sivjet u përpoqën ta organizojnë veten dhe familjen për të bërë një jetë më të mirë. Dhe… jeta na obligon të jemi të tillë, pavarësisht se gjatë rrugës probelemet janë aty, kurse kënaqësitë na japin arsye për të qenë të fortë dhe të qëndrueshëm. Edhe Smira në vitin 2013, përjetoi gjëra të mira dhe të këqija. Patëm momente që na bënë të lumtur dhe të ndihemi mirë, por patëm edhe aso që na mërzitën.
Si i kaloi, pra, Smira 12 muajt e vitit 2013?
-Gjatë këtij viti kanë vdekur 25 banorë të Smirës.
-Janar-Një grup aktivistësh të fshatit, organizuan turneun humanitar në futboll të vogël. Mjetet e mbledhura financiare iu dedikuan rasteve në nevojë. Ekipi “Rinia Smirë” doli fitues i turneut tradicional humanitar “Smira 2013”.
-Mars-Shkolla e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, nga Smira fitoi në Kuizin komunal të diturisë të organizuar nga Drejtoria e Arsimit, duke ndarë vendin e parë me Shkollën “Bafti Haxhiu”, të Vitisë.
Mars-Shkolla e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, u shpall më e mira në komunën e Vitisë, në aksionin për mbledhjen e kapakëve të shisheve të plastikës, të dedikuar për prodhimin e karrocave për të hendikepuar. Kurse nxënësja e klasës së IX, të kësaj shkolle, Elmira Misini, u shpall aksionistja më e mirë.
Prill-Dëshmorët e Smirës u nderan me homazhe për sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Prill- Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ dhe dy aktivistë nga Smira, Bekim Azizi në cilësinë e kryetarit të fshatit dhe Tefik Salihu si njëri nga administruesit e faqes së internetit të fshatit, në 10 lokalitete të 5 komunave të Kosovës, kanë mbajtur ligjërata për qytetari aktive, në kuadër të projektit “Rritja dhe forcimi i aktivizmit qytetar”.
Prill-Afrim (Shefki) Salihu është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të fshatit Smirë, në zgjedhjet e lira, duke marrë numrin më të madh të votave nga rreth 60 pjesëmarrës sa ishin në takim. Në gjashtë vitet e fundit kryetar i Këshillit të fshatit Smirë ishte Bekim Azizi.
Prill-U organizua një aksion për pastrimin e ambientit në fshat.
Prill–Shembulli i mirë i aktivizmit qytetar dhe i organizimit të aktivitetetve dhe aksioneve vullnetare në fshatin Smirë, ka qenë temë e njërës nga kronikat në emisionin “Korrespondenca”, në Radio “Kosova”.
Maj-Në organizimin e Kryesisë së Smirasve në Zvicër, në Gjenevë u mbajt takimi i smirasve në diasporë.
Maj-U organizua një aksion tjetër për pastrimin e ambientit
Qershor- Në Smirë nisi ndërtimi i rrjetit të kanalizimit. Projekti është financuar nga buxheti i komunës së Vitisë.
-Qershor-Falë vullnetit të mirë të xhematit të xhamisë së DAIEV në Mannheim të Gjermanisë e cila vepron edhe si shoqatë humanitare dhe falë kontributit të bashkëfshatarit tonë që është pjesë e kësaj shoqate, Avdi Bajrami shkolla “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë përfiton donacion me vlerë 1,000 euro. Me këto mjete u blenë 22 banka dhe 44 karrige për nevoja të shkollës.
Qershor– Këshilli i fshatit në një takim me ekspertë dhe qytetarë, kanë diskutuar projektet dhe prioritetet që do të mund të përfshiheshin në Kornizën Afatmesme Buxhetore për tri vitet e ardhshme të Komunës së Vitisë. Në takim u parashtruan nevojat e fshatit dhe u prezantuan projektet që do të mund të realizoheshin nga buxheti i komunës: Rrjeti i ujësjellësit, ndriçimi publik, renovimi i shkollës, rregullimi i oborrit të shkollës, sipërfaqet e gjelbëruara, terrenet sportive, biblioteka e fshatit, shtigje për shetitje në pyll etj.
–Gusht-Veterani i muzikës shqipe, smirasi Vebi Azizi dhe miku i tij i vjetër, harmonikisti Fevzi Fejzullahu organizuarn një mbrëmje muzikore për bashkatdhetarët dhe bashkfshatarët e tyre. Kjo nismë u përkrah edhe nga Qendra Tregtare “Beni Impex”.
Shtator- U asfaltua rruga dytësore nga Smira për Viti, përkatësisht që kalon nga Varrezat e Dëshmroëve. Ky projekt u financua nga e Komuna e Vitisë.
Tetor- Në prani të qindra smirasve dhe mysafirëve tjerë, në Viti, u promovua dokumentari “Kontributi i banorëve të Smirës ndër shekuj”, i inicuar dhe sponsorizuar nga vëllezërit Ferizi, të bijtë e Xhevat Ferizit, të cilët qe 50 vite jetojnë në Kavajë të Shqipërisë.
Tetor- Smiras që jetojnë në Shkup, kanë ngritur iniciativën për formimin një shoqate të tyre jofitimprurëse, e cila do të ketë për qëllim kujtimin, ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare dhe njerëzore, që burojnë nga një fshat me traditë të lashtë, siç është Smira. Me këtë rast u mbajt një takim dhe darkë vëllazërore, ku ishin kishte edhe smiras nga Smira dhe Shqipëria.
Nëntor – Me inicimin dhe propozimin e e Zyrtarit komunal për Bujqësi, Veton Ademi, Grupi Lokal i Veprimit-GLV ”Vitia”, në Viti, e ka realizuar Projektin për asfaltimin e fushës së futbollit të vogël dhe volejbollit, me rrethoja adekuate mbrojtëse si dhe me tribina. Projekti u financua nga Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të Përkrahjes për zhvillimin e komunitetit local, kurse 30 % të mjeteve ia ka siguruar komuna e Vitisë.
Nëntor-Në Zgjedhjet lokale 2013, dy kandidatë nga Smira morën më së shumti vota në komunë dhe kështu arritën të bëhen këshilltarë komunalë-Zekirja Zuka nga LDK dhe Bekim Azizi nga PDK.
Nëntor-Për nder të 28 Nëntori, rinia smirase organizoi Turne në futboll të vogël.
-Dhjetor-Veteranja e arsimit, mësuesja Habibe Ibishi u pensionua, duke përfunduar karrierën e saj 44-vjeçare në arsim. Ajo duke u përshëndetur, porositi nxënësit të mësojnë shumë.
-Dhjetor-Është aksidentuar në trafik, rekordmeni i njohur botëror Agim Agushi. Me këtë rast tre anëtarë të familjes së tij kanë pësuar lëndime.
Edhe funksionimi i faqes së Smirës www.fshatismirë.com e karakterizoi vitin 2013 në fshat. Ajo ka shërbyer si vendtakim i smirasve kudo që janë dhe si platformë për informimin e banorëve si dhe për trajtimin e çështjeve të ndryshme.
Këto ishin ngjarjet dhe zhvillimet që karakterizuan vitin 2013 në fshatin Smirë. Dashtë Zoti që vitin që vjen të kemi shëndet, lumturi e gëzime, jetë të rehatshme si dhe më shumë ngjarje të mira.
GEZUAR 2014, SMIRAS!