Autor: Tefik Salihu

Të shtunën, më 5 prill 2014, do të përkujtohen dëshmorët e Smirës, të rënë për liri, para 15 viteve: Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri. Orari i aktiviteteve: -Ora 9:00-Nderime te vendi i rënies së tyre-Ora 10:00-Nderime në Varrezat e Dëshmorëve në Viti-Ora 10:45-Nderime te përmendorja në qendër të Smirës-Ora 11:00-Akademi përkujtimore në oborrin e shkollës në Smirë Njëkohësisht nga ora 11:00 do të shënohet edhe Dita e shkollës së fshatit, e cila mban emrin “Dëshmorët e 5 Prillit”.

Read More

Ariana (Samet) Maliqi është fituese e Krosit pranvesor, “Smira 2014”, në konkurrencën e femrave. Ajo shtegun e gjatë 400 metra, e kaloi për 1 minut, 30 sekonda e 38 të qindtat. E dyta në cak arriti Rabie (Zahir) Avdyli me kohë 1 minut, 35 sekonda e 66 të qindtat. Kurse e treta ishte Venera (Abaz) Ramadani me kohë 1 minut, 37 sekonda e 80 të qindtat e sekondës. Në konkurrencën e meshkujve, i pari doli Lirim (Avdy) Misini me kohë , i cili shtegun prej 1000 metrash e kaloi për 3 minuta, 14 sekonda e 59 të qindtat. I dyti…

Read More

Shoqëria Kulturo-Artistike “Januz Ramadani” nga Smira ka ndarë vendin e tretë me SHKA “Shotë Galica”, të Drenasit, në Festivalin e sivjetmë të folklorit “Flakdani i Karadakut”, që mbahet për nder të dëshmorit Njazi Azemi në Viti. Vendin e parë e zuri Ansambli i këngëve dhe valleve “Tirana “ nga Tirana, vendin e dytë “Emin Duraku” nga Shkupi. Ndërsa çmimi special iu nda Ansamblit “Nakem” nga Bursa e Turqisë.   Në këtë manifestim kulturo morën pjesë 14 ansamble, shoqëri e grupe muzikore nga të gjitha trevat shqiptare. Sami Pira kryetar i jurisë profesionale, ka vlerësuar se ka qenë në prezantim i…

Read More

Nën përkujdesjen e kryetarit të fshatit, Afrim Salihu, për nder të 5 Prillit- Ditës së shkollës dhe Ditës së dëshmorëve, organizohet turne në futboll (4+1). Paraqitja e ekipeve kushton 10 euro dhe bëhet tek njëri nga anëtarët e Komisonit për sport në kuadër të fshatit: Shaqir Ibrahimi (044-194-491), Shpend Zuka (044-578-191) dhe Arbnor Sylejmani (045-663-349), deri të enjten më 20 mars 2014. Shorti hedhet të premten, në orën 10:00, në objektin e shkollës, ku ftohet të marrë pjesë nga një përfaqësues i secilit ekip.

Read More

Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Azem Qunit, do të pranohen edhe në Martigny të Zvicrës. E pamja do të jetë e hapur të dielën, më 16 mars 2014, nga ora 8:00-18:00, ne Salle du Vampire, Rue des Petits-Epineys 7, 1920. I ndjeri ndërroi jetë, më 25 shkurt 2014, pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 80 vjeçe. 

Read More

Shkruan: Zijadin Sylejmani Aktivitetet e smirasve nuk kanë të ndalur. Ato vazhdojnë gjithkund ku ata jetojnë. Smirësit që jetojnë në Smirë, viteve të fundit janë shumë të organizuar dhe me përplot aktivitete sportive, kulturore , argëtuese po edhe ne organizimin e mirëmbajtjes së fshatit, si pastrimin e ambientit, rregullimin e rrugëve, fushave sportive, shkollën , xhaminë etj.Ky bashkpunim dhe organizim entuziazmoi edhe qytetarët smiras që punojnë gjithandej Europës, por gjithsesi edhe neve që jemi shpërngulë nga fshati për dekada e deakada e që tani jetojmë ne Shkup. Vitin e kaluar, pikërisht me 18 tetor 2013, ne organizuam tubimin e parë…

Read More

Renovimi komplet i Shkollës se Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit’, është paraqitur si nevojë urgjente nga Këshilli i shkollës. Në mbledhjen e fundit u prezantua edhe paramasa me të dhënat konkrete dhe punët që duhet të kryhen. Projekti përfshin iIzolimi n dhe fasadimin e pjesë së jashtme të objektit, suvatimin e krejt sipërfaqes brenda dhe vendosjen e dyshemesë së re nëpër klasë, zyre e kabinete. Krejt këto intervenime parashihen të bëhen vetëm në pjesën e vjetër të shkollës, por jo në aneksin e ri. Gjendja fizike e shkollës është përkeqësuar, sidomos pas instalimit të sistemit të ngrohjes qendrore,…

Read More