Aktivitetet e smirasve nuk kanë të ndalur. Ato vazhdojnë gjithkund ku ata jetojnë. Smirësit që jetojnë në Smirë, viteve të fundit janë shumë të organizuar dhe me përplot aktivitete sportive, kulturore , argëtuese po edhe ne organizimin e mirëmbajtjes së fshatit, si pastrimin e ambientit, rregullimin e rrugëve, fushave sportive, shkollën , xhaminë etj. Ky bashkpunim dhe organizim entuziazmoi edhe qytetarët smiras që punojnë gjithandej Europës, por gjithsesi edhe neve që jemi shpërngulë nga fshati për dekada e deakada e që tani jetojmë ne Shkup.
Vitin e kaluar, pikërisht me 18 tetor 2013, ne organizuam tubimin e parë të smirasve të Shkupit, me moton “VENDLINDJA NA BASHKON”. Ky tubim nxiti dhe ngjalli dashuri edhe më të madhe për vendlindjen dhe vendasit tanë. Kështu, me vullnet të paparë dhe pa kursyer asgjë, grupi organizativ themeloi dhe zyrtarizoi Shoqatën e smirasve me emrin Shoqata e dashamirëve të vendlindjes “SMIRA DARDANE “, me seli ne Shkup. Kjo Shoqatë joqeveritare dhe jo fitimprurëse ka statutin dhe programin e vet e që për bazë ka të kultivoj dashurinë ndaj vendlindjes, shoqërimin dhe afrimin në mes nesh përmes organizimeve të aktiviteteve kulturore, sportive dhe argëtuese. Pastaj shoqata synon të nxisë ngritjen dhe angazhimin e gruas smirase në jetën shoqërore, të nxisë humanizmin, solidarizimin dhe respektin e ndërsjellë, shënimin e datave historike dhe të personaliteteve te vendlindjes tonë, kultivimin e vlerave civilizuese europiane dhe ruajtjen e vlerave demokratike. Këshilli organizativ me datën 04.03.2014 organizoi dhe mbajti Kuvendin e parë për të zgjedhë udheheqsinë e shoqatës në mënyre sa më transparente dhe demokratike. Në kuvend ishin të pranishëm 39 qytetarë smiras, në mesin e tyre ishin edhe 10 motra e bija tona, që gjithsesi është edhe një hap shum i madh në avansimin e gruas smirase në jetën shoqerore. Kryetar i Shoqatës “SMIRA DARDANE” u zgjodh Zijadin Sylejmani, me votim unanim nga të pranishmit. U zgjodh edhe kryetari i Kuvendit të Shoqatës z.Muhamet Ibrahimi, poashtu me shumicë vota. Organizatorët votuan edhe listën e Kryesisë së Shoqatës prej 9 anëtarëve, e cila pa kurfarë komenti u pranua nga të pranishmit dhe u votua si e tillë. Ata janë: Zijadin Sylejmani, Sabri Ramadani, Naim Fejzullahu, Arif Iseni, Vebi Sylejmani, Isni Bajrami, Idriz Beqiri, Hajriz Bekteshi dhe Gezim Maliqi ( përfaqesues nga të gjitha mahallët). Kuvendi miratoi edhe aktet e perkohshme të deritashme si akte të përhershme te shoqatës. Tani Shoqata ka edhe xhiro llogarinë, vulën, logon dhe e-mail e vet.