Shkruan: Zijadin Sylejmani Ditët e mëdha ,ditëlindjet apo datat historike duhet shënuar,manifestuar ose se paku përkujtuar. Ashtu edhe ndodhi. Smirasit kremtuan ditën e shkollës – 59 vjetorin e themelimit të saj në mënyren më të mirë të mundshme. Përkujtuan dëshmorët e lirisë qe ranë heroikisht më 5 prill të vitit 1999, e ata ishin Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu,Skender Salihu dhe Ylvi Demiri. ÂÂÂ Jo vetëm stafi i shkollës por i gjithë fshati u ngrit në këmbë që të ndihmojnë në organizimin e manifestimit të kesaj dite. Të gjithe u munduan të japin kontributin e vete. Nje grup të rinjsh filloi…
Autor: Tefik Salihu
Smira dhe smirasit përditë e më shumë po bëhen interesant për opinionin e gjerë.Mediat po vazhdojnë t`i japin rëndësi modelit të mirë të organizimit të këtij komuniteti.  Pas shkrimeve dhe reportazheve në mediat vendore: “Koha Ditore”, “Kosova Sot”, “Radio Kosova” dhe RTV “Tema”, është portali informativ në Zvicër www.albinfo.ch, që i ka kushtuar së fundi, një artikull smirasve në diasporë, e me theks të veçantë në Zvicër. Artikulli i nxjerr smirasit shembull të mirë të refletimit të punës dhe aktivitetit vullnetar për të mirën publike. “Diaspora e gjithë Evropës nga fshati Smirë e Kosovës u mblodh në Onex (GE) gjatë fundjavës…
Një grup i përbërë nga 48 nxënës dhe katër mësimdhënës shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në Austri, ka qëndruar sot në shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Ata ndjekin mësimin plotësues në Gjuhën Shqipe, në kuadër të sistemit publik të shkollimit, në lande apo rajone të ndryshme austriale. Vizita u realizua në kuadër të një projekti të Ministrisë së Diasporës, në bashkëpunim me Shoqatën e mësimdhënësve shqiptarë në Austri, me qëllim të njohjes më të mirë me Kosovën.  Kryetari i kësaj shoqate, Osman Ademi , tha se projekti parasheh vizita institucioneve, monumenteve kukturo-historike, bukurive…
Familjarë e të afërm duke i bërë nderime Ramadan Beratit, në 15-vjetorin e vrasjes së tij nga forcat (para) ushtarake-policore serbe. Ai,pikërisht më 15 prill të vitit 1999, pati marrë plagë vdekjeprurëse nga mjete të forta në një ofenzivë serbe në lagjen e tij. Atë ditë u rrahën dhe keqtrajtuan edhe shumë smiras të tjerë, kryesisht të pjesës lindore të fshatit.Â
Njoftohen banorët e Smirës dhe dashamirët e ambientit, se të dielën, më 13 prill 2014, nga ora 10:00, do të organizohet Aksion për pastrimin e fshatit. Takimi është caktuar në qendër të fshatit. Këshilli i fshatit Smirë
Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët dhe miqtë, se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Milaim (Adem) Qunit, nga Smira, do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja për të ndjerin, do të jetë e hapur të dielën, më 13 prill 2014, nga ora 9:00 deri në orën 16:00, në adresën: Rte. Du Nant d’Avril 12, 1214 Vernier, në Gjenevë . Tel. për kontakt: +41 (0) 76 70 49 834 Enver Quni dhe +41(0) 79 73 88 308, Ekrem Quni Milaim Quni ndërroi jetë më 3 prill 2014, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 38 vjeçare.
Dëshmorët e kombit Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu e Ylvi Demiri, nga Smira, janë përkujuar në 15 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë. Manifestimet kanë filluar me homazhe tek varrezat e të gjithë dëshmorë të komunës së Vitisë, tek vendi i rënies së dëshmorëve të Smirës dhe tek përmendorja në qenër të fshatit. Manifestimi ka vazhduar me akademinë përkujtimore në oborrin e shkollës . ÂÂÂ U tha se sakrifica dhe lufta e dëshmorëve do të mbeten gjithmonë të freskëta në kujtimet tona dhe se ata janë më të merituarit që ne sot jetojmë e punojmë të…
Sonte duke filluar nga ora 17 e deri në mesnatë, në orën 24, në Gjenevë do të mbahet takimi tradicional i smirasve në diasporë. Organizatorët nga Kryesia e Smirasve në Zvicër, i kanë thënë portalit tonë se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe gjithcka pritet të shkojë si duhet, kurse presin që të ketë shumë pjesëmarrës. Ata poashtu ftojnë familjet tona, që si zakonisht, të përgatisin ushqime dhe të sjellin me vete për darkë e përbashkët vëllazërore. Takimi do të mbahet në Salle Comunale D Onex nr 133, në Route e Chancy. Në këtë festë do të ketë ehe…
Finalja e turneut në futboll, të organizuar në përkujtim të dëshmorëve të Smirës, në 15 vjetorin e rënies së tyre, do të zhvilohet të shtunën, më 5 prill 2014, nga ora 16.00 në fushën e shkollës. Â Paraprakisht do të luhet edhe një ndeshje revyale midis një ekipi të përzgjedhur të Smirës dhe një ekipi të smirasve që jetojnë në Shkup.Â
Nxënës e arsimtarë duke pastruar ambientit e jashtëm të Shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, në një aksion gjeneral,i cili përfshiu edhe të gjitha hapësirat brenda shkollës.
