SHKA JANUZ RAMADANIShoqëria Kulturo-Artistike “Januz Ramadani” nga Smira ka ndarë vendin e tretë me SHKA “Shotë Galica”, të Drenasit, në Festivalin e sivjetmë të folklorit “Flakdani i Karadakut”, që mbahet për nder të dëshmorit Njazi Azemi në Viti. Vendin e parë e zuri Ansambli i këngëve dhe valleve “Tirana “ nga Tirana, vendin e dytë “Emin Duraku” nga Shkupi. Ndërsa çmimi special iu nda Ansamblit “Nakem” nga Bursa e Turqisë.

 

Në këtë manifestim kulturo morën pjesë 14 ansamble, shoqëri e grupe muzikore nga të gjitha trevat shqiptare.

Sami Pira kryetar i jurisë profesionale, ka vlerësuar se ka qenë në prezantim i mirë i vlerave. Por ai ka sugjeruar që për një përfaqësim më të denjë, një ngritje të cilësisë së paraqitjeve, do të ishte mirë që të bëhej një përzgjedhje e pikave dhe  të ketë kriteriume që do të ndikojnë pozitivisht në shmangien e pika të njëjta por edhe të playback-ut.

Leave A Reply