Ariana dhe LirimiAriana (Samet) Maliqi është fituese e Krosit pranvesor, “Smira 2014”, në konkurrencën e femrave. Ajo shtegun e gjatë 400 metra, e kaloi për 1 minut, 30 sekonda e 38 të qindtat. E dyta në cak arriti Rabie (Zahir) Avdyli me kohë 1 minut, 35 sekonda e 66 të qindtat. Kurse e treta ishte Venera (Abaz) Ramadani me kohë 1 minut, 37 sekonda e 80 të qindtat e sekondës.

Në konkurrencën e meshkujve, i pari doli Lirim (Avdy) Misini me kohë , i cili shtegun prej 1000 metrash e kaloi për 3 minuta, 14 sekonda e 59 të qindtat. I dyti doli Kujtim (Skender) Ukshini, i cili pati kohën 3 minuta, 19 sekonda e60 të qindtat dhe i treti në cak arriti Musli (Avdi) Avdiu, me kohë 3 minuta, 21 sekonda e 71 të qindtat.

Për tri vendet e para në dy konkurrencat u ndanë medalje.

Organizatorë e krosit ishin Shaqir Ibrahimi, Shpend Zuka dhe Arbnor Sylejmani, e vlerësuan këtë aktivitet sportiv të fshatit dhe u shprehen të kënaqur me rezultatet e shënuara. Sipas tyre, ky kros do të jetë tradicional dhe do të organizohet për çdo vit.

Leave A Reply