Të shtunën, më 5 prill 2014, do të përkujtohen dëshmorët e Smirës, të rënë për liri, para 15 viteve: Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri.
Orari i aktiviteteve:
-Ora 9:00-Nderime te vendi i rënies së tyre
-Ora 10:00-Nderime në Varrezat e Dëshmorëve në Viti
-Ora 10:45-Nderime te përmendorja në qendër të Smirës
-Ora 11:00-Akademi përkujtimore në oborrin e shkollës në Smirë
Njëkohësisht nga ora 11:00 do të shënohet edhe Dita e shkollës së fshatit, e cila mban emrin “Dëshmorët e 5 Prillit”.