Autor: Tefik Salihu

Vëllezërit Rrahmani (të bijtë e Mulla Shabanit) nga fshati Smirë, kanë blerë Qendrën e Kontrollit Teknik me emrin e deritanishëm “Bujku”, në rrugën Viti-Kllokot, duke u bërë pronarë të ligjshëm të saj. Njëri nga vëllezërit Rrahmani, Xhelali, i tha portalit tonë se prona e paluajtshme, tashmë është transferuar në kadastër, kurse ka mbetur të kryhen edhe procedurat e duhura në Ministrinë e Transportit në mënyrë që Qendra të afarojë me emrin e ri të regjistruar-“KEA”.   Përndryshe qytetarët mund të kryejnë kontrollin teknik të automjeteve, sepse kjo qendër nuk e ka ndërprerë fare punën dhe prej 10 shkurtit është në…

Read More

Smiras që jetojnë jashtë vendlindjes, përditë e më shumë po dëshmojnë se e duan vendin e tyre, e respektojnë dhe dëshirojnë të jenë sa më afër tij dhe ta ndihmojnë atë. Në Gjenevë ata kanë themeluar Shoqatën “Smira”, e cila është regjistruar dhe zyrtarizuar në organet përkatëse të Zvicrës. Aktualisht shoqatën do ta udhëheqë kryesia e smirasve në Zvicër. Kryetari i kësaj kryesie, Ilir Zuka i tha portalit tonë se së shpejti do të japin hollsi shtesë shtesë se si do të funksionojë shoqata. Ndërkohë edhe smirasit që jetojnë në Shkup, kanë themeluar dhe regjistruar zyrtarisht Shoqatën e dashamirëve të…

Read More

NJoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Nazmi (Ismajl) Salihut, do të pranohen edhe në Gjenevë të Zvicrës. E pamja do të jetë e hapur sot (e diel), më 2 mars 2014, nga ora 9:00-17:00, ne Resrorant :Le Commeerce”, Route-de-Chancy 28, 1213 Petit-Lancy (Lokali gjendet përballë stacionit të tramvajit, në Petit-Lancy) Tel. për kontakt: 076 225 69 11-Salihu, 079 132 23 99-Naimi, 076 216 9182-Muzaferi

Read More

Emrush Azizi është zgjedhur kryetar i Këshilli të Shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Tre anëtarët e këshillit  të zgjedhur nga radhët e prindërve në një takim me prindër, janë: Isak Rexhepi, Tefik Salihu dhe Emrush Azizi, kurse nga radhët e mësimdhënësve të shkollës janë zgjedhur: Mustafë Osmani, Shpresa Zuka dhe Afrim Salihu. Ka mbetur që këshilli të kompletohet me një përfaqësues të nxënësve. Sipas rregullore kryetar i Këshillit duhet të jetë nga radhët e prindërce. Kryetari i sapozgjedhur në një takim të Këshillit të shkollës, u zotua se do të punojë me përkushtim në…

Read More

Shkolla e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, nga Smira, ka zënë vendin e parë në garat komunale të organizuara nga Drejtoria e Arsimit të Vitisë, bashkë me shkollën e Vërbanit dhe të Radivojcit. Ekipi i përbërë nga Mirlinda (Muhamet) Hetemi, Alira (Ruzhdi) Halili, Bleona (Bashkim) Ramadani, Marigona (Arsim) Ahmeti dhe Rinor (Emrush) Azizi, ka pasur paraqitje të mirë dhe ka shkëlqyer, duke i siguruar shkollës së tyre titullin e më të mirit në komunë.   Garat u mbajtën në shtatë lëndë: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Biologji, Kimi, Fizikë, Histori dhe Gjeografi. Drejtori Xhavit Sahiti këtë sukses ia adresoi të…

Read More

U bë një vit nga vdekja e më të dashurit tonë BESNIK (REXHEP) QAMILI 1975-2013 Koha po kalon, por ne nuk po bindemi dot, se nuk je më me ne. Ike në kohën më të mirë, kur fillove ta shijosh familjen si dhe frytet e punës sate në jetë. Malli për ty nuk shuhet-nuk të harrojmë në asnjë moment. Na duket se të kemi afër kudo që shkojmë. Do të kujtojmë tërë jetën si njeri të mirë, të qetë, të afërt dhe modest, më i dashuri ynë-Besnik. E kujton familja nga Smira e Vitisë dhe qyteti Chartres i Francës.

Read More

Prindër dhe punonjës të Shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, kanë debatuar sot në një takim mbi dukurinë e dhunës në shkolla. Drejtori Xhavit Sahiti ftoi të gjithë që të bashkëpunojnë me shkollën. “Kërkoj posaqërisht nga prindërit që të kenë kujdes me fëmijët që të mos devijojnë dhe të mos bartin me vete armë të ftohta apo çkadoqoftë që rrezikon nxënësit në shkollë. Kërkoj nga ju që të ndihmoni në zbatimin e rendit dhe rregullit në shkollë, pra që rregullorja të respektohet si duhet”, ka thënë Sahiti. Arsimtari Izet Sylejmani, luti të pranishmit që të…

Read More

Mërgimtari smiras, Mirali Shabani i ka sjellë 25 topa futbolli dhuratë Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’. Ai tha se e ka ndjerë obligim që të kontribuojë sado pak për shkollën në të cilën ka mësuar edhe vet, duke e ditur nevojën dhe kushtet në të cilat zhvillohet procesi arsimore tek ne. Përveç kësaj, Miraliu i dha shkollës një donacion prej 200 eurosh. Drejtori Xhavit Sahiti, në emër të shkollës e ka falënderuar Miraliun për këtë gjest dhe i ka dhënë një mirënjohje. Sahiti tha se me këto rekuzita sportive shkolla e ka zgjidhur për një kohë…

Read More