Festa e smirasve ne Gjeneve me 5 prill 2014 eshte postuar si reportazh ne albinfo.com. klikoni ketu per ta shikuar:Â https://www.youtube.com/watch?v=k46y_hlqIS4
Autor: Tefik Salihu
Festa e smirasve në diasporë, që është mbajtur më 5 prill 2014 në Gjenevë, është transmetohuar të mërkurën mbrëma në orën 21:30Â në RTK, në kuadër të emisionit “In&Out”. Emisioni është transmetuar vetën në rrjetin satelitor. Sidoqoftë, edhe ne shpejtÂÂ do ta postojmë në faqen e internetit të Smirës.
Vizita e smirasve të Shkupit në Smirë, më 5 prill 2014, e organizuar nga Shoqata “Smira Dardane”, me rastin e përvejtorit të rënies së dëshmorëve të Smirës dhe Ditës së shkollës që mban emrin “Dëshmorët e 5 Prillit”, është xhiruar nga një ekip i TV “Era”, nga Shkupi. Nga ky material është bërë një reportazh, i cili është Â transmetuar në këtë television. Reportazhi është postuar edhe në faqen tonë të internetit dhe mund ta shikoni në këndin lart në anën e djathtë, me emrin “Smira Dardane-Konaku”, duke klikuar në të, ose në linkun këtu: http://www.youtube.com/watch?v=fO9MMLiz6MM&feature=share&list=UU_fXtL8WWJ90KMcp5sBwQWg
Vendi ku ka rënë dëshmori i kombit Ylvi Demiri ka marrë një pamje tjetër. me iniciativë të Fehmi Ramadanit dhe falë kontributit edhe të disa bashkëfshatarëve të Smirës me mjete financiare dhe punë vullnetare, kjo hapësirë është nivelizuar dhe është shtruar me zhavorr. Punimet parashihen të vazhdojnë edhe në fazën e dytë, me rregullimin e monumenti përkujtimor për Ylviun
Disa vullnetarë po vendosin tabelat e shkrimit, të cilat nga Zvicra i ka sjellë dhuratë për shkollën e Smirës, mërgimtari ynë Lah Jashari. Drejtori i shkollës, Xhavit Sahiti, uroi që nxënësit dhe mësimdhënësit t`i gëzojnë ato me rezultatet të mira. Ai u shpreh mirënjohës për këtë mbështetje si dhe falënderoi vullnetarët që ndihmuan në vendosjen e tyre në vend, sidomos Jahi Sejdiun, i cili bëri punën e dorës si dhe ofroi mjetet e tij të punës për këtë qëllim.
Mërgimtari Lah Jashari nuk kishte ardhur duarthatë për pushime në vendlindje. Ai kësaj here i solli nga Zvicra shkollës së fshatit tetë tabela moderne shkrimi për klasa, që ne i quajmë dërrasa të zeza. “Këto tabela janë shumë kualitative dhe kam besuar se do t`ju hyjnë në punë nxënësve dhe mësimdhënësve tanë”, ka thënë Lahi. Â Ai, poashtu vet e ka paguar edhe transportin e tyre nga Gjeneva deri në Kosovë. Drejtori i shkollës Xhavit Sahiti në shenjë falënderimi për përkrahjen e vazhdueshme, e nderoi Lahin me një mirënjohje. “Vërtetë meriton respekt për këtë vepër, sepse janë gjëra që na…
Bashkatdhetarët smiras, që jetojnë e veprojnë në diasporë, janë mirënjohës dhe e çmojnë lart punën vullnetare të portalit të fshatit www.fshatismire.com. Nga disa mjete që janë mbledhur nga smiras në mërgim, 500 Sfr, janë dedikuar për nevojat e këtij portali. Arkëtari në Kryesinë e Smirasve në Zvicër, Lah Jashari, tha se kryesia kësaj radhe ka vendosur ta ndihmojë faqen e Smirës,në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për kontributin e madh që po jep në informimin në baza ditore. Sipas tij, portal ynë, është një lloj katalizatori që i lidh dhe i vë në lëvizje të gjithë smirasit kudo që janë. ÂÂÂÂÂ…
Smirasi Avdi Bajrami me qëndrim në Gjermani, nuk e ndal përkushtimin për të mbështetur fshatin e tij të lindjes. Me ndërmjetësimin dhe porpozimin e tij, shkollës fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, ia janë dhuruar 500 euro, kontribute të besimtarëve të ÂÂ Xhamisë DAI në Mannheim.Drejtori i shkollës, Xhavit Sahiti, u shpreh mirënjohës për këtë dhe në emër të gjithë nxënësve dhe kolektivit, i shprehu falënderimin e thellë Avdiut dhe gjithëve që kanë kontribuar për këtë ndihmë. Sipas tij, shkolla ka nevoja të mëdha, por ÂÂÂ ky gjest i Avdiut tregon respektin dhe interesimin e tij për vendin ku…
Më 18 maj ,votuesit zviceranë do të kenë rastin që me referendum popullor ta ngritin nivelin e rrogës minimale prej 22 franga në orë, ose 4.000 franga zvicerane në muaj.  Po që se miratohet, kjo masë do t`i japë Zvicrës epitetin e shtetit me pagën më të lartë minimale në botë. Nisma u propozua nga SBG, sindikata më e madhe tregtare e vendit, me mbështetjen e Partisë Socialiste Zvicerane. Zvicra aktualisht nuk ka pagë minimale të shkruar me ligj, por tashmë e një kohë rreth 90 për qind e punëtorëve zviceranë e arrin pagën prej më shumë se 4.000 franga në muaj.
Prof. Dr. Edi Shukriu, ka prezantuar sot studimin e saj rreth arkeologjisë me titullin “Tej imazhit arkeologjik, kosmologjia dardane”. “Jam përpjekur që të sjell një temë interesante për opinionin vendas. Të flasësh për kosmologjinë dardane është interesante për faktin se gjithnjë ka qenë e mohuar. Fatbardhësisht, zbulimi i labirintit rrethor të Smirës më ka mahnitë ta studioj atë. Pas studimeve të gjata kam parë se në tokat e Dardanisë antike është zhvilluar kosmologjia”, ka deklaruar arkeologia Edi Shukriu. /KultPlus.com/
