Drejtori Xhavit Sahiti ka thënë se drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti, në një vizitë që i ka bërë shkollës së Smirës, ka porositur që të bëhet një regjistrim i gjendjes me nevojat dhe ndryshimet që duhet të bëhen, në mënyrë që kërkesa të dërgohet sa më shpejt në Ministrinë e Arsimit.ÂÂ
Përveç kësaj, Këshilli diskutoi edhe për problem tjera si dhe për mabrëvajtjen e procesit edukativo-arsimor. Drejtori Sahiti, duke raportuar para anëtarëve të këshillit, tha se në përgjithësi prej se ka ardhur, nuk ka vërejtur ndonjë problem të theksuar, por tha se disa mësimdhënës, pa i zënë në gojë emrat e tyre, nuk janë të përgatitur sa duhet për punë. Andaj ai kërkoi përkushtim më të madh nga mësimdhënësit dhe përgatitje më serioze para se të vijnë në shkollë. Edhe sa i përket higjienës, drejtori Sahiti tha se niveli i pastërtisë do të përmirësohet në vazhdimësi, sidomos tash ku është punësuar edhe punëtori I tretë teknik, pas pensionimi të njërit prej tyre.Drejtori i ri, Xhavit Sahiti u shpreh i vendosur se gjërat do të ndryshojnë për të mirë dhe se është i përkushtuar maksimalisht për rregull, rend, disiplinë dhe nivel të lartë të arsimit në shkollë.
Kryetari i ri i Këshillit të Shkollës, Emrush Azizi, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me organet udhëheqëse të shkollës si dhe me prindërit e me të gjithë edhe për projektin e renovimit por edhe për të mirën e përgjithshme të shkollës.