Familja pesanëtarëshe e Lulzim (Sadik) Misini, nga Smira, sivjet e pret më e qetë dimrin. Me kontributin vullnetar të bashkëfshatarëve, të afërmve dhe njerëzve e kompanive tjera jashtë Smirës, atij i është përfunduar shtëpia e re, e cila kishte filluar së ndërtuari para një viti. Tani që temperaturat kanë rënë, Lulzimi dhe katër fëmijët e tij, janë vendosur në ambiente më të ngrohta dhe më të rehatshme. Shtëpisë ia janë vënë dyert e dritaret, është fasaduar, është shtruar ibercuku, në katin e parë i është shtruar edhe laminati, i është kompletuar banjo, kuzhina. Kjo familje, deri tani jetonte në një…
Autor: Tefik Salihu
Smirasit vazhdojnë të forcojnë lidhjet që kanë mes vete. Banorët e Smirës që janë tani jetojnë në Shkup, kanë mbajtur, mbrëmë, takimin e II-të tradicional vjetor me moton ‘Vendlindja na bashkon’ dhe kanë shënuar njëvjetorin e themelimit të Shoqatës ‘Smira Dardane’, që u bë me kontributin e smirasve në Shkup. Në këtë ngjarje të organizuar nga kjo shoqatq, me seli në Shkup, morën pjesë edhe shumë smiras nga Smira, një delegacion i komunës së Vitisë, i udhëhequr nga kryetari Sokol Haliti si dhe kryetari i Komunës së Cairit, Izet Mexhidi. Kryetari i Shoqatës ‘Smira Dardane’, Izjadin Sylejmani, i cili ka…
https://www.youtube.com/watch?v=45ri8BN9BC8#t=11 Ashtu siç parshikohej edhe u realizua. Agim Agushi, sot, më 26 tetor 2014, ‘pushtoi’ ndërtesën 99 katëshe, ‘Prencess Toëer’ me një lartësi 414 metra në disiplinën ‘Ecje prapa duke ngjitur shkallëve’, duke goditur topin me kokë mbi 2000 shkallë. Këtë e arriti me kohë, 1 orë, 30 minuta, 14 sekonda e 14 të qindtat e sekondës. Ky është rekord tjetër i ri botëror i Agim Agushit. Komisioni vlerësues, Gani Kosumi, Redaktor i sportit në Radio Kosovë, Haydar Al Sharif nga Dubai dhe Halim Cakolli, i cili jeton dhe vepron në Dubai, vlerësuan se Agim Agushi, me sukses e kreu…
Vjeshta nuk na sjell vetëm shiun e të ftohtin, por edhe gjëra të mira, siç janë pemët e shijshme. Mirëpo, kjo stinë di të jetë edhe mahnitëse me këto ngjyra të bukura, si te Rrafshi i Çarshisë, në Smirë. Foto: Rinor Syla.
Kontejneri normalisht duhet të shërbejë për hedhjen e mbeturinave, e jo të përfundojë vet si “mbeturinë’. Një i tillë është gjetur sot në lumin e fshatit Smirë, afër burimit. Foto: Rinor Syla.
Grupi i grave të Vitisë, do të organizojë në Smirë një ligjëratë me temën ‘Vetëdijesimi i grave për kancerin e gjirit’. Ftohen gratë dhe vajzat e Smirës që të marrin informacione, sepse zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje do të thotë shpëtim i jetës. Do të ligjërojnë Dr. Xhilsime Qamili, Dr. Vjollca Kadolli, Dr. Vjollca Duriqi-Pira. Ligjërata do të mbahet nesër më 24 tetor nga ora 11:00, te shkolla e fshatit.
Organizata Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ e vazhdon traditën e shpërfaqjes së kontributit vullnetar të njerëzve, shoqatave ao kompanive, të cilët në mënyrë sistematike përmes formave të ndryshme, qoftë me mjete financiare, material e pajisje, apo shërbime, kanë mbështetur apo ndihmuar kategpri të caktuara, apo shoqërinë në përgjithësi. Në konkursin e përvitshëm FIDES, mund të aplikosh apo mund të nominosh ndonjë person, shoqatë apo kompani, që ka dhënë shembuj të tillë. Kategoritë për çmimet FIDES 2014 janë: Kompanitë, individët, OSHC-të dhe komunat, mund të aplikojnë për kategoritë e mëposhtme: Çmimin FIDES për kontribut në nivel kombëtar (për kompanitë) Çmimin FIDES për…
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) e komunës së Vitisë, ka arritur një marrëveshje me Barnatoren ‘Begi Farm’, me pronar Fevzi Ademin nga Smira, me të cilën punonjësit e arsimit të komunës së Vitise, do të përfitojnë zbritje prej 10 % në blerjen e barnave. Murat Abazi nga SBASHK, ka falënderuar pronarin e Barnatores “Begi Farm” për gatishmërinë e shprehur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, nga e cila do të përfitojnë punëtorët e arsimit të komunës së Vitisë. Ai tha për VitiaLive se SBASHK-u një marrëveshje të tillë e ka bërë edhe me Qendrën “Mediteran Shopping Center”,…
KF ‘Smira’, ka pësuar të mërkurën mbrëma humbjen e parë në garat e Ligës komunale në futboll të vogël. Në fushën e mbuluar në Drobesh, është mposhtur nga Sllatina e Ulët, me rezultat 3:0. Djelmoshat smiras kanë bërë lojë të mirë dhe kanë krijuar disa raste të mira të shënimit, duke rrezikuar seriozisht portën e kundërshtarit. Mirëpo, loja u disbalancua pas përjashtimit nga loja të futbollistit Arbër Pajaziti, për shkak të kartonit të dytë të verdhë. Megjithatë, drejtues të klubit thonë se janë optimist se do ta ruajnë kreun e tabelës, për të vazhduar në fazën finale të njohur si…
Autoritete komunale, strukura e banorë të Smirës si dhe përfaqësues e punëtorë të kompanisë “Art Projekt”, në fillimin e fazës së dytë të shtrirjes së rrjetit të kanalizimit të fshat. Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se komuna poashtu ka arritur që për vitin në vijim të siguroj edhe ujin e pijes për këtë fshat. Ndërkaq kryetari i fshatit Smirë Afrim Salihu falënderoi kryetarin e Komunës për përpjekjet e tij për përmirësimin e kualitetit të jetës në këtë fshat. Projekti po financohet nga buxheti komunal.
