Prof. Dr. Sami Sylejmanit ishte i etur për dije
Prof. Dr. Sami Sylejmani është vlerësuar nga bashkëvendësit, miqtë dhe ish-kolegët e tij si njeri me merita të vecanta për
shoqërinë. Në një akademi përkujtimore, të mbajtur në Viti në organizimin e Këshillit të fshatit Smirë, u cmua lart vepra dhe kontributi i tij në fushën e arsimit dhe të shekncës. Kryetari i Këshillit të fshatit, Afrim Salihu, tha se Smira duhet të mburret me njerëz si prof. Samiu dhe t`ju bëjë respektin e merituar. ‘POashtu ne duhet të marrim shembull dhe udhërrëfim veprat e tyre për të na shërbyer përherë në jetë’, ka thënë Salihu.
Kryetari i Shoqatës së arsimtarëve në Shkup, Nuhi Dardhishta, ka thënë se prof. Sami Sylejmani ka qenë i vecantë, sepse ai tërë jetën e tij ka studiuar dhe ka dhënë kontributin për skencën e biologjisë. ‘Ai ka qenë student tërë jetën dhe ka qenë ekspert i rrallë dhe specialist i vërtetë i lëndës së bilogjisë. Prof. Samiu jo vetëm që ka dhënë dije, por edhe mjete dhe mund, por edhe ka investuar për zhvillimin e kësaj shkencës. Prandaj vepra e tij do të jetojë përgjithmonë, edhe pse ai ka shkuar në amshim’, ka thënë Dardhishta.
Ish-kolegu i Sami Sylejmanit, në Gjimnazin e Vitisë, prof. Fehmi Ramadani ka thënë se ai përvec arsimimit dhe edukimit të brezave të rinj, i kushtoi rëndësi edhe ngritjes profesionale. ‘Punimet e magjistraturës dhe doktoratuës së Samiut kishin vlerë të madhe sepse ai poashuaj se është hulumtuesi i parë i kërpudhave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, prandaj hulumtimet e tij do të shërbejnë edhe
për të ardhmen e mëtutjeshme’, ka thënë profesori Fehmi.
Duke spalosur kujtime për Sami Sylejmanin, ish-shoku i tij i klasës prof. Isak Rexhepi tha se ai ishte i vecantë dhe si njeri edhe si nxënës e më pas si intelektual.
Për biografinë e Sami Sylejmanit foli Zijadin Sylejmani, i cili tha se tha se jo vetëm Smira por gjithë shoqëria shqipare ka humbur një intelektual të shquar e të devotshëm, i cili ishte i etur për dij. ‘ Sami Sylejmani ka lindur në vitin 1947 në Smirë, ku ka mbaruar klasën e katërt të shkollës fillore. Pastaj bashkë me familje zhvendoset në Shkup dhe vazhdon në shkollën ‘Liria’. Pas tetëvejcares u regjistrua në Shkollën Normale në Shkup. Pastaj vazhdoi studimet në Universitetin ‘Kiril dhe Metodi’, në Shkup në Degën e Bilogjisë. Pas studimeve punoi si profesor i Biologjisë në gjimnazin Ferizajt dhe më vonë edhe në Viti. Në vitin 1971 trasnferohet në Gjimnazin ‘Zef Lush MArku’, në Shkup. Në ndërkohë Samiu vazhdoi studimet posdiplomike në Zagreb, kurse më vonë në Tiranë mbrojti temën e doktoraturës dhe mori titullin Doktor shkence. Me themelimin e Universitetit Shteëror të Tetovës, në vitin 1994, ai u punësua si profesor universitar ku ligjëroi tri disiplina në degën e Biologjisë. Aty punoi deri në vitin 2001, kur u pensionua. Derisa punoi në Universitetin e Tetovës ishte shef i KAtedrës së Bilogjisë dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave natyrore. është autor i shumë punimeve, artikujve e kumtesave shkencore si dhe i dy teksteve shkencore universitare. Mbi të gjitha, Samiu kishte virtyte të larta njerëzore. Atij kurrë nuk iu shua dashuria për vendlindjen. Nuk ka pasur asnjë takim apo ndejë ku ai nuk e ka përmendur Smirën dhe njerëzit e saj’, ka thënë Zijadin Sylejmani.
Prof. Dr. Sami Sylejmani pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në moshën 67 vjecare, më 26 gusht 2014, në Shkup.