Tetëmbëdhjetëvjeçarja Saranda Hasani nga Budrika e Epërme e komunës së Vitisë, është shumë afër të bëhet  ‘Zëri më i mirë’, në Suedi.  Ajo i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët duke u bërë shqiptarja e parë që hyn në fazën finale të  konkursit  ‘IDOL 2014’. në solo këndim.

Saranda thotë për Indeksonline se me shumë përkushtim i ka hyrë garës për zërin më të mirë të Suedisë. Ka kaluar fazat e para, dhe tani është në prag të përzgjedhjes për tu bërë pjesë zyrtare e programit të mirënjohur për zbulimin e talentëve të rinjë në fushën e muzikës dhe këngës, emsionit ‘Idol’ në Suedi. Ajo ka kënduar edhe më parë, në ngjarje të ndryshme edhe me të atin e saj, Sherif Hasani,  të cilat e kanë bërë edhe më të përgatitur për këtë sfidë të radhës.

Saranda nëse e kalon këtë fazë dhe të bëhet pjesë e këtij programi që do t`i mundëson të jetësojë ëndrrën e saj. Për këtë i duhe edhe ndihma e bashkëkombasve tonë përmes votave.

Leave A Reply