Udhëheqësit komunal të Vitisë dhe të koncercium “ DORSCH/CDI” e cila financohet me mjetet të Qeverisë Zvicerane dhe asaj të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Kompanisë regjionale “Hidromorava“, kanë diskutuar për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrjeteve të ujësjellësit në disa lokalitete të komunës së Vitisë. Ppërfaqësuesit e “DORSCH/CDI “ janë zotuar se do të bashkëpunojnë ngushtë që pas vlerësimit teknik të sistemit ekzistuese të rrjeteve të ujësjellësve që parashihet të bëhet gjatë këtij viti do të fillon implementimi i projekteve të ujësjellësit në vitin 2015 dhe atë për fshatrat Vërban, Smirë dhe Stubëll.
Pjesëmarrësit u pajtuan se pas përfundimit të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit ato duhet të kalojnë nën menaxhimin e kompanisë regjionale Hidromorava. Kryetari i Komunës së Vitisë , Sokol Haliti është shprehur se është nder për komunën e Vitisë që të bashkëpunoj me organizatat të cilat financohen nga Qeveria Zvicerane pasi që sipas tij përkushtimi dhe serioziteti i tyre në realizimin e projekteve është garanci për projekte të cilat përfundojnë suksesshëm .
Ndërsa përfaqësuesi i “Dorsch/CDI” Alen Broën tha se ky projekt financohet me mjete të qeverisë zvicerane dhe të asaj të Kosovës duke potencuar se projekti në fjalë është 4 vjeçar. /vitialive/