Organizata ‘Gratë për gratë’ (‘Women for Women’) -Inernatcional Kosova, do të mbajtë të hënën, më 15 shtator 2014, një takim me gratë dhe vajzat e papunësuara që nuk studiojnë të Smirës. Takimi do të mbahet në lokali e Musli Fejzullahut (afër shkollës), nga ora 11:00.
Aty do të krijohet një grup i femrave të Smirës të cilat do të ndjekin trajnimet për aftësim profesional dhe koncept bazë për biznes. Në fund të trajnimit pjesëmarrëset do të marrin certifikata ndërkombëtare.
Pjesëmarrja është me rëndësi për shkak se femrat do të rrisin shkathtësitë e tyre për jetë.