Familjarë, të afërm, miq e bashkëvendas i dhanë sot lamtumirën e fundit Jusuf (Ahmet) Demiri, i cili ndërroi jetë dje, në moshën 80 vjecare, pas një sëmundje të shkurtër.
Në ceremoninë mortore, u tha se ai qysh si i ri ishte brumosur nga të parët e tij, me vlera kombëtare dhe njerëzore. Për këtë ka vuajtur pasojat nga pushtuesi dhe u burgos në moshën 12 vjecare. ‘Qëndrimin e drejtë axha Jusufi e mbajti gjatë gjithë jetës së tij, madje duke bartur ndjenjat patriotike edhe tek gjeneratat e reja. Ai e vazhdoi rrugën e të parëve duke ua trasuar edhe të tjerëvev duke i këshilluar e motivuar që ta duan vendin dhe të luftojnë për të. Jusuf Demiri gjithmonë kishte dëshirë të fliste për kombin, për traditat, kulturën dhe historinë shqiptare’, tha Afrim Salihu në emër të Këshillit të fshatit Smirë.
Edhe si prind, vëlla, fqinj e bashkëvendas, Jusuf Demiri, u shqua me virtyte të larta. ‘Ai ishte burrë i urtë dhe i dashur, i drejtë, i sinqertë, i afërt dhe i interesuar për mirëqenien e të gjithëve. Prandaj si i tillë ishte i pranishëm kudo që e kërkonte nevoja, qoftë në në gëzime apo pikëllime dhe merrte pjesë në aktivitete e ngjarje në fshat. Për këto vlera që kishte ai ishte i respektuar nga të gjithë, por edhe i respektonte të tjerët’, tha më tutje Salihu.
Sipas tij, familja, lagjja dhe fshati duhet të mburren dhe të jenë krenar që patën një njeri me vlera si Jusuf Demiri. Veprat e tij të mira, fjalët e urta dhe këshillat e arta, të na shërbejnë të gjithëve si udhërrëfyes në jetë.
11 Komente
Ngushllime per familjen Demiri dhe te gjith te afermit e tina .E agjen Jusuf Zoti e paste quen ne GJenet e ja past falen imanin
Gjatë gjithë jetës së tij axha Cufë është shquar me virtyte atdhetare, fjalë ëmbël e i dashur për të gjithë si për fëmijët, të rinjtë e të moshuarit. Zoti e dërgoftë në Xhenet.
ngushllime familjes Demiri kurse bacin Isuf zoti e shperblef me xhehnet.
Ngushllime familjes Demiri e te ndjerin Bacen isuf zoti e shperblefte me xhenet pranoni ngushllimet nga Agron Azemi Genève
Ngushllime familjes Demiri kurse te ndjerin zoti ne xhenet ngushllime nga Flamur Azemi Genève
baca isuf fizikisht shkove por at bujari qe naj lae ajo kurr ekurrit nukdotvdes por mue ishte krenari qe isha bashk vendas i yt por shkurja jote fizikisht me preku thell ne zemer zoti nghenet familjes demiri ngushtllime ma te sinqerta
Ju shprehi ngushllime familjes Demiri kurse bacin Isuf zoti e shpërbleft me xhenet
ngushllume gjith familjes demiri zoti ne xhenet agjen isuf e qoft
Ke qen shum i rrespektum nga gjitha moshat, po mungesa jote fort pu nike pa ty, ke qen i nderum edhe dote jeshe gjith mon ne zemer e ne mendje,zoti te shperbleft me gjenet.
ju shprhej ngushllime familjes demiri bacen isuf zoti e shperbleft me xhehent zoti ja past fale imanin
ju shprhej ngushllime familjes demiri bacen isuf zoti e shperbleft me xhehent zoti ja past fale imanin Muhameri