Hotel  “Kosmira”, me pronar Emrush (Mustafë) Ferizi, në Golem të Shqipërisë, po vazhdon traditën e mikëpritjes së mirë dhe të akomodimit pa kompensim material të nxënësve nga Kosova. Aktualisht aty po qëndrojnë për një pushim 5 ditor, pesë nxënës nga shkollat fituese të Kuizit të diturisë, të organizuar nga Drejtoria e Arsimit në Viti. Ata po i shoqëron psikologia Shqipe Rexhepi. Emrush Ferizi  edhe viteve të kaluara ka ftuar nxënës nga fshati Smirë dhe nga komuna e Vitisë, në shenjë përkrahjeje dhe respekti për vendlindjen e tij, Smirën.

Leave A Reply