Objekti i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ku është edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, në Viti, është përfshirë, sot në mëngjes, nga zjarrit. Pas intervenimit të njësisë së zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është evituar rreziku i përhapjes së tij në pjesë tjera të objektit.  Sipas një komunikate të Komunës së Vitisë, disa zyra kanë shpëtuar bashkë me dokumentacionin, ndërkohë në disa të tjera dëmi është evident. Komuna e Vitisë  ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe inspektorati kundër zjarrit ka nisur hetimet për gjetjen e shkaktarit të këtij zjarri.

 

 

Leave A Reply