Këshilltarët e KK të Vitisë nga radhët e opozitës janë shprehur të pakënaqur me shkallën e shpenzimeve të buxhetit komunal për investime kapitale gjatë periudhës janar – shtator. Sipas tyre, shkalla prej vetëm 33.3 për qind e realizimit të buxhetit për investime kapitale gjatë këtyre nëntë muajve rrezikon mosrealizimin e projekteve të planifikuara apo realizimin e këtyre projekteve me cilësi të dobët, shkaku i dinamikës së përmbushjes së planit për 3 muajt e mbetur të vitit. Bekim Azizi, këshilltar (PDK), ka thënë se në raportin e pasqyrave financiare më brengosëse është shkalla e ulët e realizimit të buxhetit komunal në…
Autor: Tefik Salihu
Fermerët e komunës së Vitisë dhe palët tjera të interesuara, nga sot mund të marrin shërbimin këshillimor, Këtë do t`ua mundësojë Qendra informative komunale për bujqësi. Kjo qendër informative komunale përmes këshilltarit komunal për bujqësi do të ofrojë edhe bashkëpunim në aktivitetet me donatorët e koordinuar nga Departamenti i shërbimeve këshillimore, si dhe do jetë përgjegjës për zbatimin e strategjisë për shërbime këshillimore për vitin 2012-2016, ligjit për shërbime këshillimore për bujqësi dhe zhvillim rural dhe udhëzimeve administrative tij. Zv. kryetari i komunës Hasan Aliu , ka theksuar se Vitia si rajon bujqësor ka gjithë potencialin për një bujqësi të zhvilluar e…
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, po bëhet gjithnjë e më funksionale. Në hollin e saj, dje u vendos tabela e shpalljeve. Drejtori i shkollës falënderon N.T.P ” Kema Plast ”, me pronar Kemajl Murtezi, që e punoi dhe e vendosi këtë tabelë. Ai me këtë rast bëri edhe rregullimin e disa dyerve të zyreve të shkollës. Drejtoria e shkollës vlerëson se kjo tabelë iu mundëson që tani e tutje të vendosin shkresa të ndryshme nga ana e shkollës.
Shkrimtari i ri Kristal (Ismajl) Baftijari, ndonëse vetëm 9 vjeç, ka publikuar librin e tij të dytë të ilustruar me titull ‘Perandoria e së mirës’. Libri përmban 12 rrëfime për fëmijë dhe është botuar nga shtëpia botuese ‘Ura’. Në promovimin e kësaj vepre atistike, që u mbajt nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport të Vitisë, në Bibliotekën Universitare, në Prishtinë morën pjesë zyrtarë qeveritarë personalitete nga bota akademike, njerëz të letrave etj. Shkrimtari nga Shqipëria, Hyqmet Hasko në një kritikë letrare që i ka bërë librit ‘Perandoia e së mirës’, ka thënë se autori me një aparat…
Pronari i kompanisë ‘Natyra”, nga Smira, Sherif Azizi, i ka dhuruar Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, 50 bimë dekorative, të cilat janë mbjellur sot në oborrin e shkollës. Drejtori Xhavit Sahiti, ka falënderuar donatorin për këtë gjest të mirë dhe ka thënë se kjo ia ka shtuar bukurinë shkollës. ‘Pas rregullimit të fushave sportive dhe pjesëve tjera, këto bimë kanë qenë më se të domosdoshme, edhe pse ne kemi mbjellur disa sosh, por nuk kanë qenë të mjaftueshme. Tashmë oborri i shkollës ka marrë pamje tjetër dhe kjo do t`iu shërbejë të gjithëve që frekuentojnë këto…
Ekipi i faqes së Smirës www.fshtismire.com, kërkon falje nga lexuesit për shkak të publikimit të një njoftimi të pasaktë për transmetimin e Kuzit ‘1,2,3 Fillo’, në RTK, ku kanë marrë pjesë nxënësit e SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit ” të Smirës. Në fakt transmetimi i këtij kuizi është paralajmëruar qe dy të diele, nga drejtuesit e shkollës, bazuar në informacionet nga RTK. Ky program do të transmetohet në ndonjë termin së shpejti, por mbetet që tani të merren informacione të sakta pë këtë. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.
Njoftohen banorët e Smirës, se të dielën më 9 nëntor 2014, do të organizohet aksion për apstrimin e ambientit të fshatit, kryesisht rruga kryesore dhe hapësira tjera publike. Takimi është caktuar në orën 11 :00, te ‘Beni Impex’. Këshilli i Fshatit Smirë.
Menaxhimi i mirë i shkollës fillore në Smirë, duhet të jetë shembull edhe për shkollat e tjera të komunës së Vitisë. Përkundër objektit të vjetruar, me ardhjen në detyre të menaxherit të ri, në shkollën fillore,,Dëshmorët e Prillit’’ në fshatin Smirë, janë ndërmarrë masa për sanimin e gjendjes si në ndryshimin e kushteve në shkollë, ashtu edhe në ngritjen e cilësisë në mësim. Drejtori i shkollës së Xhavit Sahiti, duke folur rreth ndryshimeve dhe angazhimeve në përmirësimin e kushteve si brenda ashtu edhe jashtë objektit, ka theksuar se ky objekt i shkollës i takon vitit 1973 dhe nga ajo kohë…
Në një takim që është mbajtur në organizimin e Ekipit Komunal të OSBE-së në Viti ku pjesëmarrës ishin drejtor të shkollave dhe nxënës të Komunës së Vitisë është folur për parandalimin e keqtrajtimit të dhunës në shkollë. Ndonëse gjatë këtij takimi janë paraqitur disa të dhëna statistikore shumica e pjesëmarrësve theksuan se nuk ka dhunë në shkollat e kësaj komune përveç disa raste të izoluara. Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Qahil Sinani tha se rastet e tilla janë të rralla dhe të izoluara. “ Jemi dëshmitarë të kohës së nuk ka dhunë nëpër shkollat e Komunës sonë. Natyrisht ka…
Foto lajm: ‘Migros’-i si jeta juaj Salloni i Mobiljeve ‘Migros’ nga Smira ka shtuar hapësira të reja të biznesit. Nga 1 nëntori, kjo kompani ka hapur sallonin e ri të mobiljeve me sipërfaqe mbi 4000 metra katrorë, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, në Qagllavicë. Kjo pikë e shitjes do të jetë edhe një mundësi më shumë për konsumatorët, që të mobilojnë hapësirat e tyre të banimit dhe të punës, sipas mënyrës së jetës, mu si sllogani i ‘Migrosit’: ‘It`s how you live’ (Është se si jetoni).
