Zhongleri i njohur Agim Agushi, është nderuar me mirënjohje speciale nga kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, për rekordin e arritur në Gjakovë, më 31 maj 2014, duke ecur prapa 4220 metra dhe duke goditur topin me kokë për 1 orë 31 minuta, 35 sekonda e 15 të qindtat. Në manifestimin vjetor të sportit në Gjakovë Agimi ishte në mesin e yjeve kosovare të që po bëjnë emër në arenën e sportit ndërkombëtar, si: Edi Kastrati, Robin Haxhi Krasniqi, Granit e Taulant Xhaka dhe Arnold Gjergjaj. Agimi në një postim në profilin e tij në facebook, ka shkruar se në Gjakovë…
Autor: Tefik Salihu
Një aksion i madh humanitar, i organizuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti, është zhvilluar sot në qendër të Vitisë, ku janë shpërndarë gjëra ushqimore duke u nisur nga ato elementare miell, vaj, krip, sheqer etj, si edhe dhurata festive të Vitit të Ri për familjet skamnore të kësaj komune. Ky aksion i cili është mbështetur edhe nga Institucionet tjera, këshillat e fshatrave, shoqatat dhe organizatat si Kryqi i Kuq, “Nëna Terezë”, “Fryti i Mirësisë”, etj që veprojnë në Viti, si dhe bashkatdhetarët nga Gjeneva dhe vende të tjera, është ndërmarrë me rastin e festës së Vitit të Ri. Kryetari…
Të dashur smiras, të nderuar qytetarë shqiptarë kudo që jeni, ju uroj Vitin e Ri 2015, duke ju dëshiru një vit të mbarë e sa më të suksesshëm. Le t`ju përcjellë shëndeti dhe lumturia në familjet tuaja, e dashuria, paqa dhe buzëqeshja qofshin pjesë e jetës tuaj. Zijadin Sylejmani – Shkup
Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Viti, ka përzgjedhur më të dalluarit e vitit për këtë komunë. Rekordmeni botëror në zhonglim, Agim Agushi u shpall sportisti i vitit 2014. Cmimi i karrierës iu dha ish-referit ndërkombëtar të futbollit Shinasi Berisha. Klubi më i suksesshëm për vitin 2014 u shpall K.F “Vllaznia” nga Pozherani, i cili këtë stinor filloi garat në Ligën e parë të futbollit të Kosovës. Gjithashtu për rezultate të veçanta u dalluan edhe KF “Vitia” që kryeson tabelën në Ligën e dytë, ndërsa për suksesin e arritur me normë olimpike iu ndan mirënjohje anëtarëve të Klubit të…
Mbrëmë rreth orës 20:00, persona të maskuar, në një tentim plaçkitje në pompën e benzinës, ”Modeli Petroll”, kanë plagosur lehtë dy punëtorë të kësaj pompe. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi Ismet Hashani, ka bërë të njohur se persona tani për tani të panjohur për policinë, kanë sulmuar me armë zjarri këtë pompë të benzinës. “Punëtorët e plagosur, pas ndihmës ë marrë në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë togeri Hashani. Ai ka theksuar se për momentin nuk ka të arrestuar për këtë rast dhe dyshimet e para janë…
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 64 vjece ka ndërruar jetë në Kondovë të Shkupit, Rrahim (Bajram) Bajrami. Sipas familjarëve , ndonëse nga viti 1963, jetonte në Shkup, ai ka qenë gjithmonë i lidhur për vendlindjen e tij-Smirën, duke e vizituar shpesh, por edhe duke ndihmuar shumë bashkëfshatarë smiras, që kanë pasur ndonjë nevojë në Shkup. Rrahim Bajrami ka lënë pas gruan dhe pesë fëmijë. Ngushëllimet për të do të pranohen në fshatin Kondovë të Shkupit, deri të shtunën më 20 dhjetor 2014. Ngushëllime familjes Bajrami dhe të afërmve të ndjerit! Tel. për kontakt me familjarët: +38970973343, Isni Bajrami…
Me aktivitete të ndryshme është shënuar festa e “28 Nëntorit”-Dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e flamurit kombëtar. Institucionet Komunale të Vitisë, përfaqësues të Policisë së Kosovës, familrarë ë dëshmorëve, invalidë e veranë të luftës së ÇK-së, përfaqësuesve të partive politike si dhe qytetarë kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti. Ndërsa më pas në sallen e koncerteve në Viti është mbajtur manifestim qendror. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur edhe për sakrificën e këtij populli për liri dhe drejtësi. “Kjo ditë e madhe për gjithë popullin shqiptar është ndër ditët më…
Institucionet dhe qytetarët e Komunës së Vitisë, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë në proceset për lirinë dhe shtet ndërtimin e Kosovës, të ish-diplomatit amerikan Richard Holbrooke, në qendër të Vitisë, i kanë ngritur një bust, i cili u zbulua ne Ditën e Falënderimeve të SHBA-ve. “Institucionet Komunale të Vitisë, në mbështetje të qytetarëve të saj , vlerësuan se duke bërë diçka konkrete për diplomatin më të efektshëm të kohës tonë, forcën e së mirës siç e kujtojmë ne, ta nderojnë me një vepër e cila në krahasim me kontributin e tij, le të konsiderohet një vepër modeste, por…
Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, me rastin e 20 Nëntorit-Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, kanë kërkuar respektimin e të drejtave të fëmiëjve. Nxënësit e kësaj shkolle, nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e arsimtares së lëndës Edukatë Qytetare, Nakije Hajdari , shfaqën sot dy drama të shkurta, që kishin për tematikë pikërisht të drejtat e fëmijëve. Në fund të shfaqjes u prezentuan edhe disa punime me materiale promovuese , për të drejtat e fëmijëve. Drejtori i shkollës, Xhavit Sahiti, falënderoi mësimdhënësen Nakije Hajdari për këtë aktivitet si dhe uroi…
Rekordmeni tashmë i njohur jo vetëm në Kosovë, për zhonglim me top, Agim Agushi, listës së tij të sukseseve ia ka shtuar edhe një. Ai në Palestrën e Kulturës Fizike të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë, ka shënuar të shtunën rekord të ri-në disiplinën goditje e topit me kokë duke ecur mbi karrige. Agimi për një orë i ka kaluar 1661 karrige. Kjo ngjarje u mbajt nën patronatin e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Kontribut për organizimin e këtij rekordi ka dhënë edhe Fatmir Xheladini, nga Tetova. Rektori i këtij Universiteti, Prof.dr. Vullnet Ahmeti, tha se është nder për…
