Zhongleri i njohur Agim Agushi, është nderuar me mirënjohje speciale nga kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, për rekordin e arritur në Gjakovë, më 31 maj 2014, duke ecur prapa 4220 metra dhe duke goditur topin me kokë për  1 orë 31 minuta, 35 sekonda e 15 të qindtat. Në manifestimin vjetor të sportit në Gjakovë Agimi ishte në mesin e yjeve kosovare të që po bëjnë emër në arenën e sportit ndërkombëtar, si: Edi Kastrati, Robin Haxhi Krasniqi, Granit e Taulant Xhaka dhe Arnold Gjergjaj.

Agimi në një postim në profilin e tij në facebook, ka shkruar se në Gjakovë ka përcjellë mesazhin e falënderimit në emër të gjithë qytetarëve të Vitisë, se edhe pse është komunë e vogël në Kosovë, ka potencial dhe vlera të larta njerëzore.

 

 

Leave A Reply