Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Viti, ka përzgjedhur më të dalluarit e vitit për këtë komunë.  Rekordmeni botëror në zhonglim, Agim Agushi u shpall sportisti i vitit 2014. Cmimi i karrierës iu dha ish-referit ndërkombëtar të futbollit Shinasi Berisha. Klubi më i suksesshëm për vitin 2014 u shpall K.F “Vllaznia” nga Pozherani, i cili këtë stinor filloi garat në Ligën e parë të futbollit të Kosovës.   Gjithashtu për rezultate të veçanta  u dalluan edhe KF “Vitia” që kryeson tabelën në Ligën e dytë, ndërsa për suksesin e arritur me normë olimpike iu ndan mirënjohje anëtarëve të Klubit të Shenjëtarisë “Jeton Rama”, Urata e Lumturie Rama. Kurse çmimi pas vdekjes në zhvillimin e sportit iu nda Halil Alidemajt.

Ndër më të dalluarit në lëmin e kulturës, për këtë vit u veçuan: Cmimi i karrierës iu nda veteranit Muhabi Selmani nga Ansambli “ Kemajl Azizi”, çmimi i lexuesit më të mirë të vitit 2014 Ardita Syla, çmimi I grupit më të suksesshëm artistik të vitit iu dha Shoqatës së Artistëve figurativ “Gursel Sylejman, ndërsa çmimi special i artistit të vitit iu dha solistes Merita Sahiti nga Ansambli ‘Kemajl Azizi’.  Mirënjohje dhe falënderime iu ndan edhe ansambleve dhe shoqërive  kulturore e artistike, artistëve dhe punëtorëve të dalluar të kulturës, në mesine  tyre edhe SHKA ‘Jonuz Ramadani’ dhe Albina Hasani anëtare e kësaj shoërie. Ndërsa ai pas vdekjes në zhvillimin e artit dhe të kulturës iu nda artistit Shqiprim Hyseni.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke përgëzuar artistët dhe sportistët për rezultatet e arritura, theksoi gatishmërinë e treguar për mbështetjen e aktiviteteve gjatë vitit që po e lëmë pas, ndërkaq ka premtuar për një përkrahje edhe më të madhe gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërsa drejtoresha për Kulturë, Rini  e Sport  Kaltrinë Sylejmani duke folur për aktivitetet vjetore të kësaj drejtorie, ka përmendur investimet që janë bërë për zhvillimin e kulturës dhe sportit, ndërkohë ka njoftuar me projektet e realizuara dhe ato që do të finalizohen vitin e ardhshëm dhe njëherit ka inkurajuar artdashësit për punë në të ardhmen.

 

1 Koment

  1. Zijadin Sylejmani _ Shkup on

    Pershendes Kryetarin e Komunes se Vitise z.Sokol Haliti dhe e falemderoj perzemersisht per keto mirenjohje dhe cmime te ndara per rinine dhe aktivistet e rrethit te Vitise.Kjo don te thote se rezultatet e arritura ne fusha te ndryshme vlersohen,cmohen, por kjo eshte edhe nje nxitje,motiv plus per te vazhdu edhe ne te ardhmen me punen e tyre te palodhshme.
    Te gjithe te shperblyerit i peshendes dhe uroj qe ne te ardhmen te rangohen edhe ne nivelin shteteror.

Leave A Reply