Rekordmeni tashmë i njohur jo vetëm në Kosovë, për zhonglim me top, Agim Agushi, listës së tij të  sukseseve ia ka shtuar edhe një.  Ai në Palestrën e Kulturës Fizike të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë, ka shënuar të shtunën rekord  të ri-në disiplinën goditje e topit me kokë duke ecur mbi karrige.  Agimi  për një orë i ka kaluar 1661 karrige. Kjo ngjarje u mbajt nën patronatin e Universitetit  Shtetëror  të Tetovës. Kontribut për organizimin e këtij rekordi ka dhënë edhe Fatmir Xheladini, nga Tetova.  Rektori i këtij Universiteti, Prof.dr. Vullnet Ahmeti, tha se është nder për institucionin që ai drejton dhe për gjithë Tetovës që Agim Agushi ka shënuar këtë rekord në këtë qytet. “Agim Agushi është vlerë e jonë kombëtare dhe si i tillë duhet të nderohet dhe të ndihmohet.

Ky kapacitet i tij duhet të çmohet dhe të trajtohet siç e meriton. Ai sigurisht që do të vazhdojë edhe më tej që ta ngris sportin shqiptar”, ka thënë Ahmeti.

Agimi i ka falënderuar organizatorët dhe të gjithë që ishin për ta përcjellur dhe mbështetur. Ai tha se këtë gjë e bën vetëm  nga dëshira që populli shqiptar të figurojë sa më shumë në rekordet botërore.  Për ta përkrahur Agimin, kishin ardhur shumë smirak që jetojnë në Shkup, të organizuar nga Shoqata “Smira Dardane” me kryetarin Zijadin Sylejmani, bashkëfshatarë nga Smira me administratorin e fshatit, Afrim Salihu, si dhe nxënës të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia.  =

 

Leave A Reply