Autor: Tefik Salihu

Është përuruar sot projekti i Parkut të qytetit të Vitisë, projekt i financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Organizata ndërkombëtare për migrim në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në kuadër të programit “Kosova e bukur” faza e dytë. Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Kristof Stock, u shpreh se realizimi i këtij projekti po tregon se Bashkësia Evropiane është e gatshme dhe e interesuar që të investoj në komunën e Vitisë. “Shpresoj se kontributi dhe financimet e BE-së do të mundësojnë që jeta në përgjithësi të bëhet më e mirë këtu…

Read More

Ibush (Hysni) Ramadani, ka pajisur një klasë me varëse për rroba, në Shkollën e Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë. Me këtë rast, shkolla ka falënderuar këtë gjest të Ibushit, pasi tani e tutje nxënësit e klasave II-1 dhe V-2, do të mun  t`i varin palltot në vend adekuat. Vlen të përmendet që Ibush Ramadani edhe më herët për shkollën tonë ka dhuruar varëse rrobash.

Read More

Dr. Venera Bekteshi, e bija e  Bektesh Bekteshit dhe mbesa e Abdullah Bekteshit, nga Smira, po lë gjurmë si profesoreshë në njërin nga universitetet më të njohura në SHBA-University of Illinois at Urbana-Champaign. Ky universitet,  ofron studime në fushat e psikologjisë, shkenca sociale, planifikim urban, inxhiniering etj.  Dr. Venera, ka lindur në Mitrovicë.  Ajo, në moshën 16 vjecare,  ka imigruar në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara te Amerikes.  Por, asaj nuk i është dashur shumë kohë, për t`u integruar  dhe për t`u shquar në shoqërinë amerikane, edhe pse suksesin në Amerikë ia përkushton vlerave shqiptare,  të cilat ajo vazhdon t`i…

Read More

Katër vite pa më të dashurin tonë SABRI (Tefik) SALIHU 1935-2011 Nuk kalon as edhe një ditë, pa e kujtuar dhe pa e përmendur, njeriun që e patëm gjithçka në jetë.  Fjalët  e mira, këshillat e arta dhe sjelljet e tij  shembullore, do të na shërbejnë si udhërrëfyes në jetë.  Ishte i urtë, i drejtë dhe shumë njerëzor. Të tillë do ta mbajmë në mend përgjithmonë. Familja në Smirë,  si dhe në Gjenevë, Luasanne, Nyon dhe Moudon  të Zvicrës.

Read More

Edhe përkundër kostos së lartë të jetesës dhe edhe pasi të hiqen tatimet nga pagat, sërish të ardhurat reale të fituara në Zvicër janë më të lartat në gjithë Evropën Një studim i realizuar nga kompania këshillëdhënëse Tower Watson ka ardhur në këtë konstatim: Edhe përkundër kostos së lartë të jetesës dhe edhe pasi të hiqen tatimet nga pagat, sërish të ardhurat reale të fituara në Zvicër janë më të lartat në gjithë Evropën. Në krye të listës së të ardhurave janë ato të ekspertëve dhe të drejtuesve të nivelit të mesëm. Kështu, mesatarja e pagave të ekspertëve në Zvicër…

Read More

Autoritetet hungareze po bëjnë identifikimin e trupit të personit që vdiq nga të ftohtit në Hungari afër kufirit me Serbinë, e që besohet të jetë kosovar. Sipas burimeve të Koha.net,ende nuk ka asnjë konfirmim lidhur me identitetin e viktimës. Me kushte anonimiteti, një zyrtar i MPJ-së i ka thënë Koha.net-it se sot priten të dhëna zyrtare rreth këtij rasti. Portali hungarez index-hu mbrëmë kishte njoftuar se një emigrant me origjinë nga Kosova kishte vdekur afër kufirit me Serbinë nga acari i madh.

Read More

Ekipi i Laqve është fitues i turnout tradicional humanitar që është organizuar në Smirë, mirëpo lojërat janë zhvilluar në fushën e mbuluar në Drobesh, për shkak të kushteve atmosferike. Ekipi i Laqve në finale ka mundur ekipin e ‘Hoxhovit’. Mjetet e tubuara nga ky turne do të dedikohen për raste në nevojë në fshat.

Read More

Sot janë bërë katër vite të punës vullnetare të web faqes së Smirës, www.fshatismire.com.  Gjatë kësaj kohe kemi pasur kënaqësinë që t`ju sjellim informacione, lajme, njoftime, reportazhe e artikuj tjerë. Jemi munduar që në mënyrë korrekte dhe të pavarur t`ju mbajmë të informuar me kohë dhe saktë për ngjarjet dhe zhvillimet në fshat, komunë dhe më gjerë. Ekipi që e ka krijuar, formësuar dhe që e mirëmban në baza ditore,  ju falënderon për besimin që i keni dhënë gjatë  katër viteve  të funksionimit të këtij portali.  Ne faqen e kemi bërë për ju, dhe mundi nuk ka ka shkuar huq,…

Read More

Kryetari i Këshillit të fshatit Smirë, Afrim Salihu, ka uruar të gjithë bashkëfshatarët, kudo që janë,  me rastin e Festës së Vitit të Ri, me dëshirën për më shumë begati, lumturi e shëndet. ‘Viti që e kaluam le të na shërbejë edhe si motiv por edhe si mësim për vitin 2015 dhe vitet tjera që nap resin. Dëshiroj t`ju përcjellë përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta në ndërrimin e moteve. Shpresoj që secili keni kaluar një vit të mirë. Ta shfrytëzojmë këtë rast për të relfektuar se cka kemi bërë dhe cka duhet të bëjmë më shumë për veten, familjen…

Read More