Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë,  me rastin e 20 Nëntorit-Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, kanë kërkuar respektimin e të drejtave të fëmiëjve.  Nxënësit e kësaj shkolle, nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e arsimtares së lëndës Edukatë Qytetare, Nakije Hajdari , shfaqën sot dy  drama  të shkurta,   që kishin për tematikë pikërisht të drejtat e fëmijëve.  Në fund të shfaqjes u prezentuan edhe disa punime me materiale promovuese , për të drejtat e fëmijëve.  Drejtori i shkollës, Xhavit Sahiti, falënderoi mësimdhënësen Nakije Hajdari për këtë aktivitet si dhe uroi të gjithë fëmijët për këtë datë të rëndësishme.

1 Koment

Leave A Reply