Me aktivitete të ndryshme është shënuar festa e “28 Nëntorit”-Dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e flamurit kombëtar. Institucionet Komunale të Vitisë, përfaqësues të Policisë së Kosovës, familrarë ë dëshmorëve, invalidë e veranë të luftës së ÇK-së, përfaqësuesve të partive politike si dhe qytetarë kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti. Ndërsa  më pas në sallen e koncerteve në Viti është mbajtur manifestim qendror.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur edhe për sakrificën e këtij populli për liri dhe drejtësi. “Kjo ditë e madhe për gjithë popullin shqiptar është ndër ditët më të rëndësishme dhe më të mëdha të rilindjes sonë kombëtare dhe atë në gjithë historinë tonë . Liria e arritur është vlera dhe pasuria e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet por fitohet me shumë punë, përpjekje,gjak dhe vuajtje të brezash”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se heronjtë dhe dëshmorët me veprën e tyre në të gjitha luftërat për çlirimin e trojeve dhe lirinë e popullit shqiptar u bënë pasuria jonë kombëtare duke u bërë më meritorët për historinë e tashmë por edhe së ardhmes.   Ndërsa Qemaj Rexhepi i cili foli në emër të familjeve të dëshmorëve në Viti, potencoi se muaji nëntor ka një rëndësi të veçantë për popullin shqiptar në përgjithësi duke përmendur, daljen në skenë të UÇK-së, ditëlindjen e komandantit Adem Jashari etj. “ Po të mos ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila i doli përball okupatorit, armikut ne sot nuk do të ishim këtu të festojmë ditën e flamurit kombëtar. Prandaj edhe ne familjar të dëshmorëve i gëzohemi punës, progresit dhe asesi regresit” tha ndër tjerash Rexhepi. Nuk kanë munguar as aktivitetet sportive,ku janë mbajtur gara në disa sporte. Më pas nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë u dha një program i pasur kulturor e artistik. VitiaLive/

Leave A Reply