Pas njoftimit të kryeminsitrit Isa Mustafa se Jabllanoviq nuk do të jetë më ministër në Qeverinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur vendimin për shtyrjen e protestës së paralajmëruar për nesër. “I njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës protesta e ftuar për nesër shtyhet për një ditë tjetër. Është çështje ditësh se kur do ta organizojmë protestën tjetër dhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë. Protesta i ka pasur dy kërkesa: shkarkimin e Jabllanoviqit dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike. E para është plotësuar e dyta ende jo”, thuhet në komunikatën për media të Vetëvendosjes. Në fund të kumtesës Vetëvendosje kërkon që menjëherë të lirohen të arrestuarit që po mbahen në paraburgim.