Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë të ditur sot emrat e dy drejtorëve të rinj. Tani e tutje Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë do të udhëhiqet nga Fatbardha Emini ndërkaq Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit do ta udhëheq Ajet Sallahu. Kreu i parë i kësaj komune, Sokol Haliti falënderoi   Tajar Nezirin cili deri me tani ka qenë ushtrues  detyre i Drejtorit të Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë duke theksuar se ai ka qenë i kënaqur me angazhimin e tij. Ndërkaq Drejtorët e sapo emëruar falënderuan ekzekutivin për besimin e dhënë duke u zotuar që do të punojnë në përmbushjen e detyrave që dalin nga drejtoritë përkatëse.

Leave A Reply