Drejtoria Komunale e Arsimit, u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të komunës së Vitisë që nesër të zhvillojnë mësimin sipas plan programit. Drejtori i kësaj drejtorie Qahil Sinani, ka thënë për VitiaLive se kërkon mirëkuptim nga mësimdhënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Vitisë që përkundër thirrjeve për grevë, nesër të vijojnë mësimin. Thirrja e Drejtorisë së Arsimit vjen pas paralajmërimeve të Sindikatës së Arsimit për grevë nesër në të gjitha shkollat e Kosovës.