Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq dhe përderisa të mos nxirret ligji për Trepçën. Ai nuk ka treguar se kur do të organizohet protesta e ardhshme, por ka thënë se do të koordinohet edhe me subjektet dhe shoqatat tjera që i mbështesin këto protesta. Këto komente, Kurti i ka bërë gjatë një konference për media pas protestave të sotme në Prishtinë, të cilat eskaluan në dhunë prej disa orëve mes protestuesve dhe policisë. Për eskalimin e gjendjes, Kurti ka fajësuar policinë dhe krerët e qeverisë së Kosovës si urdhërdhënës.

Leave A Reply