Dy persona kanë humbur jetën, dhe dy të tjerë janë  lënduar mbrëmë, në një aksident trafiku, në rrugën Viti-Gërlicë, te rruga që shpie për fshatin Begracë. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth mesantës, kur dy vetura me targa vendore janë ndeshur drejtpërdrejtë. Zëdhënësi i Policisë rajonale në Gjilan, toger  Ismet Hashani, ka bërë të ditur se F.L. (1976) dhe XH.Sh. (1984), nuk iu kanë mbijetuar lëdimeve të marra dhe kanë ndërruar jetë.  Me urdhër të prokurorit vozitësi me inicialet H.A, është ndalur në mbajtje për 48 orë. Burime të vitialive.com,  bëjnë të ditur se dy të vdekurit janë nga fshati Drobesh i komunës së Vitisë.

Leave A Reply