Disa biznese vitiase kanë vendosur që pakënaqësinë e tyre për gjendjen në rrugët rajonale ta shprehin në mënyrë ironike. Ata në  gropat që janë bërë në rrugën Viti-Gërlicë dhe Viti-Kllokot kanë mbjellur në mënyrë simbolike fidanë të bredhave. Pjesëmarrësit e këtij aksioni janë shprehur të revoltuar për shkak të sic kanë thënë ‘neglizhencë’ së institucioneve të vendit.

Njazi Fejzullahu, banor i fshatit Smirë, ka thënë për Telegrafin se vendimin për të protestuar në këtë formë e kanë marrë, pasi që deri më tani institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë vendim për të rregulluar këtë rrugë.

“Përveç banorëve, në këtë aksion janë përfshirë edhe 10 afaristë të këtyre zonave. Kjo rrugë, në gjendjen se si ndodhet aktualisht e ka vështirësuar shumë transportin, por edhe ka ndikuar në rritjen e aksidenteve rrugore, që disa prej tyre kanë qenë edhe fatale”, ka thënë Zejnullahu.

Pos intervenimeve që janë bërë herë pas here në këto rrugë, shtrimi në tërësi i tyre nuk ka ndodhur që nga viti 1983.

 

 

Leave A Reply