Drejtori për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural në Viti, Veton Ademi, ka prezantuar sot në një konferencë për media, punën e kësaj drejtorie gjatë vitit 2014. Ai ka thënë se në vazhdën e angazhimeve dhe planeve të parapara, janë realizuar disa projekte, me të cilat përpos se janë përkrahur bujqit dhe fermerët vitias, poashtu edhe është punuar në ofrimin e kushteve më të mira për punë.

“Gjatë vitit që e lam pas, kemi bërë ndarjen e folive të najlonit për mbi 200 bujq; janë shpërndarë 33 makina mjelëse për blegtorë; është bërë shpërndarja e pulave vojse për familjet e fshatrave rurale që shtrihen në zonat malore; kemi bërë shtruarjen e disa rrugëve bujqësore me zhavorr në gjatësi mbi 7 km etj”, ka thënë Ademi.

Ai ka përmendur edhe fillimin e realizimit të projektit të komasacionit, në shtatë fshatra, në të cilat ka mbetur në gjysmë që nga vitet e 80-ta. Ademi tha se janë duke u angazhuar që ky projekt të shtrihet edhe në lokalitete të tjera. Kurse sa i përket vërshimeve të fundit, bëri të ditur se janë diku 1 mijë hektarë tokë që janë prekur.

Nënkryetari i komunës Hasan Aliu paraqiti problemin e pamundësisë buxhetore komunale që të zgjidhet çështja e hapjes së lumit Morava pasi është një projekt i madh. Mirëpo, ai tha se do të jenë të angazhuar që urgjentisht bëjnë një zgjidhje të përhershme rreth problemit të vërshimeve i cili çdo vit po shkakton dëme shumë fshatrave të kësaj komune.

Leave A Reply