Cilat janë projektet e reja për shkollën tonë?

– Në të gjitha shkollat e komunës sonë është duke u bërë një punë e madhe,  sidomos në  infrastrukturë, në rregullimin e brendshëm dhe të jashtëm ku zhvillohet procesi mësimor. Komuna e Vitisë ka rreth 11 mijë nxënës. Mësimi zhvillohet në 19 shkolla amë  me drejtori përkatëse, me 20 paralele të ndara dhe me gjithsej 813 punëtorë. Sa i përket infrastrukturës,  deri më tani është punuar shumë, por edhe në shkollën tuaj është punuar duke ju falënderuar drejtorit, këshillit të shkollës dhe fshatit që me një punë të përbashkët kanë arritur që shkollën tuaj ta radhisin ndër shkollat më të mira. Sidomos, vlen të theksohet rregullimi i nxemjes, depos së druve, oborrit të shkollës, kanalizimit dhe gëlqerosjes së brendshme të shkollës.
 

-Në çfarë niveli të diturisë është shkolla jonë?

-Shkolla juaj duke u bazuar në garat e diturisë të mbajtura si në nivel komunal,  ashtu edhe në ate republikan, është ndër vendet e para në komunën e Vitisë. Për këtë,   një grup i nxënësve nga shkolla juaj ka marrë pjesë në programin ‘Kuizi 1,2,3 fillo’ dhe  vetëm kjo të bënë të kuptosh se ku është radhitja juaj. Përpos pjesëmarrjes në këtë garë, për mësimin që zhvillohet në shkollën tuaj na e dëshmojne edhe këto mirënjohje që janë të vendosura këtu pranë jush.

-A ka pasur sukses shkolla jonë në vitin që lamë pas?

-Jam i bindur se ka pasur  sukses, por kurrë nuk është mjaft. Të gjitha këto qe i përmendëm më lart, janë suksese të vitit të kaluar. Por, mbetet të shohim sukseset në të ardhmen. Prandaj me një thënie të një autori tonë të njohur: “Punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë”,  d.m.th që kjo na bën neve që t`i përveshemi mësimit sa më shumë.

-A jeni të kënaqur me mësimdhënësit, nxënësit dhe drejorin e shkollës sonë?

-Të gjitha fjalët që u thanë më lart për shkollën tuaj është meritë e një pune të përbashkët të drejtorit, mësimdhënësve dhe nxënësve që sipas meje është një trinom i lidhur ngusht mes veti që njëri pa tjetrin nuk funksionon që dmth drejtori, mësimdhënësit, nxënësit.

-A mendoni se shkolla jonë hynë në grupin e shkollave më të mira të komunës?

-Kjo pyetje më duket e përsëritur, që në fillim e potencova dhe vetë fakti i garave mësimore të këtyre nxënësve të bënë të ditur se kjo shkollë është ndër shkollat e para të komunës, por nuk mund të lëmë anash pa e përmendur edhe rregullimin e brendshëm shkollor, si korridorin me lule, pastërtinë, pastaj një falenderim kanë edhe punëtorët teknik dhe administrativ të cilët në mënyrë të shkëlqyeshme  kryejnë punën e tyre. Ata e kanë në dorë shendetin e nxënësve, pastërtinë, ndërsa mësimdhënësit diturinë.

-Çfarë vizioni keni për shkollat e komunës sonë në të ardhmen?

-Vizione dhe dëshira ka shumë, por sa mund të realizohen do të shohim në të ardhmen. Ne kemi punuar në shumë shkolla,  besoj se në shkollën tuaj është bërë një plan i mëparshëm për renovimin e brendshëm dhe të jashtëm të shkollës, por për mua më primare është renovimi brendshëm,  nëse na dalin mjete jemi edhe për renovim të jashtëm.

Intervistuan nxënëset: Qëndresa Zuka, Teuta Quni, Erblina Ibrahimi dhe Rita Ahmeti

Leave A Reply