Qeveria e Kosovës, ka miratuar sot vendimin për themelimin e një komisioni, i cili do të shqyrtojë mundësinë për faljen e borxheve për personat fizik dhe juridik. Falja e borxheve nga Qeveria e Kosovës, do të bëhet nga ana e institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, si dhe të gjitha borxhet që i kanë qytetarët deri më 31 dhjetor të vitit 2008. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se janë bërë vlerësimet paraprake për borxhet, që bizneset dhe qytetarët kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, tatimi në pronë, dhe borxhet ndaj ndërmarrjeve publike në energji, ujë, mbeturina dhe ngrohje. Ky komision në afat prej një muaji, do të del para qeverisë me propozimin për nivelin e këtyre borxheve dhe procedurat e mëtutjeshme për të legalizuar këtë vendim, në instancat e duhura të Republikës së Kosovës.