Shkëlqim (Bashkim) Hasani, nxënës i Shkollës fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu”, në Viti, e ka kaluar fazën e  parë të testit të inteligjencës në projektin ATOMI,  me pikët më të larta, 145.

Qendra ENCOMPASS, me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), është duke implementuar projektin ATOMI, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme. Ky projekt synon të përfshijë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XII nga të gjitha shkollat e Kosovës.

Nga ky projekt  do të përzgjidhen 50 nxënësit më të mirë, të cilëve synohet që t’ju sigurohet këshillim dhe përcjellje e vazhdueshme, mentorim nga profesionistët, qasje në literaturë të avancuar, kamp veror, shkolla me kurse të avancuara, avancim në shkollim, vizita studimore, etj.

Ndryshe, Shkëlqim Hasani,  ishte pjesmarrës në kuizin ‘1,2,3 Fillo’  ne vitin  2012 me shkollën fillore ‘Bafti Haxhiu’. Ka marrë pjesë në  Olimpiadën e Matematikës në Shqiperi bashkë me arsimtarin e Matematikës, Hebib Rexhepin,  te mbajtur në Durrës nga 24-26 maj 2013. Poashtu ishte edhe në Olimpiadën  e organizuar nga revista e Matematikës ‘Plus’,  me seli në Tetovë dhe me përfshirje nga të gjitha tojet shqiptare. Ishte edhe pjesëmarrës i garave komunale në vitin 2014.

Aktivitet i lirë i Shkëlqimit, është kryesisht  leximi dhe kërkimi i njohurive nga lëmitë e ndryshme shkencore.

 

 

2 Komente

Leave A Reply