Besnik (Rexhep) Qamili (38 vjet) nga Smira, ka humbur jetën aksidentalisht në Francë, në vendin e tij të punës. Besniku kishte migruar vite më parë në qytetin Chartres të Francës ku jetonte me familjen. Kufoma pritet të arrijë në Smirë, të premten e ardhshme më 8 mars 2013. Deri atëherë, pritja e njerëzve për ngushëllime do të bëhet te Gani Agushi. Ngushëllime familjes Qamili dhe të afërmve të të ndjerit!
Autor: Tefik Salihu
Drejtoria komunale e Financave në bashkëpunim me Projektin Zvicër-Kosovë për decentralizim dhe qeverisje LOGOS, organizojnë takim me qytetarë me temën: “Ekzekutimi ibuxhetit komunal”. Debati do të mbahet të enjten, më 28 shkurt, në Restorant “Illyricum Park”, në Letnicë, me fillim nga ora 10:00. Transporti nga Vitia është i siguruar. Autobusi niset në orën 9:30 para Shtëpisë së kulturës në Viti. Pjesëmarrja juaj do t`i kontribuojë transparencës dhe disiplinës me rastin e harxhimit të parasë publike.
Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët dhe miqtë, se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Hysni (Nazif) Bislimit, nga Smira, do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja për të ndjerin, do të jetë e hapur të dielën, më 24 shkurt 2013, nga ora 9:00 deri në orën 17:00, në adresën: Rte. Du Nant d’Avril 12, 1214 Vernier, në Gjenevë . Tel. për kontakt ++41(0)76 26 84 715 në Zvicër dhe ++33 60 59 54 212 në Francë, Hyrmet Bislimi Hysni Bislimi ndërroi jetë më 11 shkurt 2013, pas problemeve me zemër, në një spital të Shkupit.
Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Bekim (Nazim) Ibrahimit nga Smira,do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja për të ndjerin do të jetë e hapur të dielën, më 24 shkurt 2013, nga ora 9:00 deri në orën 16:00, në adresën: Rue de la Colombiere 18 1260 Nyon Tel. për kontakt: 079 39 61 935 Driton Ibrahimi Bekim Ibrahimi ndërroi jetë më 7 shkurt 2013, pas një sëmundje të shkurtër, në Qendrën Klinike dhe Universitare, në Prishtinë.
Shkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, është nderuar me minjërohje për kontributin e dhënë në aksionin “T`i ndihmojmë personat me aftësi të kufizuara”, përkatësisht në aksionin për mbledhjen e kapakëve plastik, të organizuar nga Shoqata e personave me aftësi të kufizuara “Handikos”. Poashtu nga përfaqësuesi i kësaj shoqate në Viti, Hamit Zeneli me mirënjohje nderoi edhe aktivisten më të dalluar në këtë aksion, nxënësen e klasës së IX, të kësaj shkolle, Elmira Misini. Hamit Zeneli, i tha portalit tonë se shkolla e Smirës ka dalë më e suksesshmja nga shkollat tjera në komunën e Vitisë, sa i përket…
Kryesia e Smirasve në Zvicër, në një mbledhje të mbajtur pak ditë më parë, ka që takimi i radhës i Smirasve në Diasporë do të mbahet, më 26 maj 2013. Ky manifestim që organizohet nga Kryesia e Smirasve në Zvicër tashmë është bërë tradicional. Bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, mblidhen një herë në vit në Gjenevë, për të festuar, për t`u njohur më mirë mes vete dhe për t`u argëtuar. Manifestimi përcillet edhe me program kulturo-artistik dhe me Darkën e Smirasve, e cila bëhet nga ushqimet që i sjellin vet pjesëmarrësit. Per informata me te hollësihme…
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 83 vjeçare, në Smirë, ka ndërruar jetë Fatime Ademi (nëna e Mulla Musës). Varrimi i saj do të bëhet në orën 15:30, në Smirë. Ngushëllime familjes Ademi dhe të afërmve të të ndjerës!
Nga 1 marsit të këtij viti, nxënësit më nuk do të mund të përdorin telefonat celularë dhe nuk mund të përdorin ushqime në shkollë. Kështu ka vendosur Këshilli i shkollës në mbledhjen e mbajtur të martën, më 19 shkurt 2013, ku ndër të tjerash rishikoi edhe Planin zhvillimor të shkollës për vitin 2012. Ishte propozim i anëtarëve të Këshillit të shkollës që telefonat celularë të ndalohen në shkollë, sepse këtë e parasheh edhe Udhëzimi administrativ i DAK-ut. “Ka ankesa nga mësimdhënësit se nxënësit po i keqpërdorin telefonat në shkollë, duke dëgjuar muzikë në orë, ose duke bërë fotografime. Kjo shkakton…
Drejtuesit e shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, kanë reaguar pas publikimit në portalin tonë, të një fotografie që paraqiste mbeturina në oborrin e shkollës. Drejtori Naim Agushi tha se mbeturinat janë larguar dhe janë hedhur në kontejnerë, por kjo çështje ka një tregim në vete. “Shkolla paguan për zbrazjen e një kontejneri, kurse siç po e shihni qytetarë të papërgjegjshëm e kanë sjellë një kontejnerë tjetër në oborrin e shkollës dhe na janë bërë dy. Kompania për mbeturina “Ecohigjiena”, gjithmonë njërin kontejner e lë plot, kështu që mbeturinat shpërndahen nga era. Njëjtë ka ndodhur edhe para disa…
Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Bekim (Nazim) Ibrahimit nga Smira,do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja për të ndjerin do të jetë e hapur të dielën, më 24 shkurt 2013, nga ora 9:00 deri në orën 16:00, në adresën: Rue de la Colombiere 18 1260 Nyon Tel. për kontakt: 079 39 61 935 Driton Ibrahimi Bekim Ibrahimi ndërroi jetë më 7 shkurt 2013, pas një sëmundje të shkurtër, në Qendrën Klinike dhe Universitare, në Prishtinë.
