Drejtori Naim Agushi tha se mbeturinat janë larguar dhe janë hedhur në kontejnerë, por kjo çështje ka një tregim në vete. “Shkolla paguan për zbrazjen e një kontejneri, kurse siç po e shihni qytetarë të papërgjegjshëm e kanë sjellë një kontejnerë tjetër në oborrin e shkollës dhe na janë bërë dy. Kompania për
mbeturina “Ecohigjiena”, gjithmonë njërin kontejner e lë plot, kështu që mbeturinat shpërndahen nga era. Njëjtë ka ndodhur edhe para disa ditësh kur ka pasur shumë mbeturina”, tha Agushi.
Ai ka shtuar se drejtoria e shkollës nuk di si t`ia bëjë, pasi nuk e di ku ta dërgojë kontejnerin e dytë. “Ne kemi kërkuar nga kompania në fjalë që të na e heq nga këtu, por nuk ka pranuar. Na kanë thënë që ta heqim ne dhe ta vendosim diku skaj rrugë. Por ne nuk jemi kompetentë për këtë”, ka thënë Agushi.