femijet_me_telefonaNga 1 marsit të këtij viti, nxënësit më nuk do të mund të përdorin telefonat celularë dhe nuk mund të përdorin ushqime në shkollë. Kështu ka vendosur Këshilli i shkollës në mbledhjen e mbajtur të martën, më 19 shkurt 2013, ku ndër të tjerash rishikoi edhe Planin zhvillimor të shkollës për vitin 2012. Ishte propozim i anëtarëve të Këshillit të shkollës që telefonat celularë të ndalohen në shkollë,

sepse këtë e parasheh edhe Udhëzimi administrativ i DAK-ut. “Ka ankesa nga mësimdhënësit se nxënësit po i keqpërdorin telefonat në shkollë, duke dëgjuar muzikë në orë, ose duke bërë fotografime. Kjo shkakton dekoncentrim në klasë dhe do të bëjmë masën e ndalesës për përdorimin e tyre”, tha drejtori Naim Agushi.

 

Poashtu, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi, edhe përdorimi i ushqimit në shkollë është i ndaluar, prandaj Këshilli i shkollës së Smirës vetëm i ka zbatuar këto dokumente, u tha në mbledhjen e djeshme. Me këtë synohet të ngritet niveli i higjienës në ambientet shkollore. Këshilli i shkollës lut prindërit që të kenë mirëkuptim për këto, sepse është në dobi të vet nxënësve.

Leave A Reply