mirenjohje_per_kapakShkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, është nderuar me minjërohje për kontributin e dhënë në aksionin “T`i ndihmojmë personat me aftësi të kufizuara”, përkatësisht në aksionin për mbledhjen e kapakëve plastik, të organizuar nga Shoqata e personave me aftësi të kufizuara “Handikos”. Poashtu nga përfaqësuesi i kësaj shoqate në Viti, Hamit Zeneli me mirënjohje nderoi edhe aktivisten më të dalluar në këtë aksion, nxënësen e klasës së IX, të kësaj shkolle, Elmira Misini. Hamit Zeneli, i tha portalit tonë se shkolla e Smirës ka dalë më e suksesshmja nga shkollat tjera në komunën e Vitisë, sa i përket mbledhjes së kapakëve të plastikës, të cilët më pas janë ricikluar dhe janë përdorur për ndërtimin e karrocave për të hendikepuarit. Me

këtë rast drejtori i shkollës  Naim Agushi falënderoi sinqerisht për mirënjohjet si dhe shprehu gatishmërinë që shkolla jonë gjithmonë do t`i përkrahë personat me aftësi të kufizuar si dhe aksione të tilla. Ai poashtu falënderoi edhe nxënësit e shkollës që i janë përgjigjur me përkushtim këtij aksioni.

Leave A Reply