Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët dhe miqtë, se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Hysni (Nazif) Bislimit, nga Smira, do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja për të ndjerin, do të jetë e hapur të dielën, më 24 shkurt 2013, nga ora 9:00 deri në orën 17:00, në adresën: Rte. Du Nant d’Avril 12, 1214 Vernier, në Gjenevë . Tel. për kontakt ++41(0)76 26 84 715 në Zvicër dhe ++33 60 59 54 212 në Francë, Hyrmet Bislimi Hysni Bislimi ndërroi jetë më 11 shkurt 2013, pas problemeve me zemër, në një spital të Shkupit.
Autor: Tefik Salihu
Festimi i 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Smirë.
No comment!
Pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë, në moshën 83 vjeçe, ka vdekur HASAN (HAMIT) BAJRAMI. Varrimi do të bëhet të premten, më 15.02.2013 në ora 16:00 në varrezat e fshatit Smirë. Ngushëllime familjes Bajrami dhe të afërmve të të ndjerit!
Varrimi i Haki (Mervan) Hijazit, nipit të Hakisë së Hysenit, do të bëhet të mërkurën, më 13 shkurt 2013, në orën 13:00 në Smirë, sipas amanetit të të ndjerit. Funerali niset në orën 12:30 nga shtëpia e të ndjerit në Viti. E pamja do të jetë e hapur në Viti, për pesë ditë, deri të hënën në mbrëmje, më 18 shkurt 2013. Haki Hijazi, vdiq në moshën 33 vjeçare, më 8 shkurt në Shtutgart të Gjermanisë, pas një sëmundje të rëndë. Ngushëllime familjeve Hijazi dhe Hyseni si dhe të gjithë të afërmeve të të ndjerit.
Veteranit të arsimit, Hysni (Nazif) Bislimi nga Smira, iu dha lamtumira e fundit. Familjarë, bashkëfshatarë, të afërm, miq e dashamirë,morën pjesë në ceremoninë mortore, duke e nderuar veprën dhe personaliteti e tij. Ai, ishte ndër kuadrot e para të arsimuara në fshat dhe për dekada të tëra derdhi djersë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Karrierën si mësimdhënës i Edukatës Fizike, e përfundoi para dy vitesh në Shkollën fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”. Për veprën dhe shëmbëlltyrën e Hysni Bislimit, në emër të nxënësve dhe kolektivit të kësaj shkolle, foli Naim Agushi. “Me dhembje të thellë morëm lajmin për…
Pas një sëmundje të rëndë në moshën 67 vjeçe, ka vdekur veterani i arsimit, Hysni (Mulla Nazif) Bislimi. Ai ishte profesor i Edukatës Fizike dhe për një kohë të gjatë punoi në shkollën fillore të fshatit Smirë. Profesori Hysni u pensionua para dy vitesh. Varrimi i tij do të bëhet të martën, më 12 shkurt 2013, në orën 16:00 në Smirë. Ngushëllime familjes Bislimi dhe të afërmve të të ndjerit.
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 38 vjeçare, ka vdekur në Smirë, Bekim (Nazim) Ibrahimi. Varrimi i tij do të bëhet sot më 08.02.2013, në orën, 16:00 në Smirë. Ngushëllime familjes Ibrahimi dhe të afërmve të të ndjerit.
Pas një sëmundje të shpejtë, në moshën 67 vjeçe, ka vdekur në Smirë, Eshrefe Murtezi (gruaja e Shiqeri Murtezit). E pamja për të do të jetë e hapur pesë ditë, deri të martën në mbrëmje, më 12 shkurt 2013. Ngushëllime familjes Murtezi dhe të afërmve të të ndjerës.
• Kur nuk di të ligjërosh ke dy vesh të dëgjosh.
